Interviste ekskluzive De Biasi per Gazzetta.gr: Nuk jam një hero, por një njeri i thjeshtë

Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka dhënë një intervistë ekskluzive për portalin grek, Gazzetta.gr, ku ka folur për Euro 2016, mikun e tij Ranieri, Kombëtaren greke dhe padrejtësinë e UEFA-s.

22_1

De Biazi e drejton Kombëtaren shqiptare nga dhjetori i vitit 2011. Asaj që nuk e ia kanë dalë në dhjetë vitet e fundit paraardhësit e tij: Dossena, Brigel, Bariç, Haan dhe Kuzhe, duket se po e arrin ish-trajneri i Udinese-s.

Falë rezultateve të mara në këto kualifikuese ia kanë dalë të fitojnë mbi skepticizmin duke i dhënë shpresa të reja fqinjëve tanë.

Jo vetëm ka krijuar në grup të mirë ekuilibruar, por e ka vendosur Shqipërinë në binarët e drejtuar në Francë për Euro 2006, duke provuar të shkruajë historinë.

Trajneri 56-vjeçar, ka folur për gazzetta.fr në lidhje me këtë aventurë në futbollin shqiptar, duke mbajtur megjithatë gjithmonë tone të ulëta. Preokupimi kryesor i De Biasi-t ishte ai që të kërkonte të ndryshonte mentalitetin e futbollistëve shqiptarë.

“Ishte e vështirë të ndryshoje mentalitetin e lojtarëve. Kemi punuar shumë duke kërkuar të gjenim lojtarët e duhur që qarkullonin në Europë.

Mënyra ime e të punuarit parashikon një vëmendje maniakale kundrejt të gjitha detajeve të vogla, për të realizuar objektivat tanë”, – tha Gianni De Biasi për gazzetta.gr dhe shton:

“Nuk kemi sekrete. Kemi nevojë për lojtarë të mirë dhe një mentalitet korrekt për të arritur suksesin. Punojmë fort së bashku për të qenë të gatshëm kundër çdo kundërshtari”.

er

Shqipëria, me përjashtim të ndeshjes kundër Serbisë, në të cilën UEFA vendosi të dënojë të dyja skuadrat, nuk ka qenë kurrë e mundur në grupin I të kualifikueseve Euro 2016. Tekniku italian vazhdon të besojë që kualifikimi është i vështirë për t’u arritur.

“Po, mendoj se është i vështirë. Kemi arritur disa rezultatet të rëndësishme, por kemi akoma nevojë për rezultate pozitive edhe kundër Danimarkës dhe Portugalisë”.

Ish-trajneri i Levante i qëndron mendimit se, Shqipëria u dëmtua fort nga UEFA përsa i përket ndeshjes kundër Serbisë.

“Mendoj se ishte një vendim i padrejtë. Nuk ishte zgjidhja e duhur e problemit. Përpara episodit të dronit, tifozët serbë hodhën në fushë flakadanë, gurë dhe fishekzjarrë. Por, ndoshta fakti që Shqipëria është një vend i vogël u dënuam ne”.

De Biasi në ndeshjen kundër Armenisë nuk aktivizoi Ergys Kaçen, megjithatë, ai nuk e fshehu vlerësimin për mesfushorin e PAOK-ut.

“Kemi gjetur një ekuilibër në skuadër, prandaj, Ergysi nuk ka gjetur hapësirë.

Megjithatë, besoj se ai është një lojtar me cilësi të mëdha. Është shumë i rëndësishëm për Kombëtaren shqiptare dhe veçanërisht për faktin se është akoma i ri. Besoj se mund të bëjë një karrierë të bukur”.

sd

Trajneri ekspert ka folur për Kombëtaren greke dhe mikun e tij, Claudio Ranieri.

“Ishte një fillim i vështirë për Kombëtaren greke, miku im Claudio Ranieri u përball me shumë probleme.

Shpresoj, edhe pse është e vështirë, që Greqia mund të mbërrijë në Francë. Është një skuadër me lojtarë të shkëlqyer. Kështu që, kurrë mos thuaj kurrë”.

Pak ditë më parë, qeveria shqiptare i akordoi nënshtetësinë e nderit, De Biasi në Shqipëri është adhurua si një hero.

“Nuk jam një hero. Unë jam një njeri normal që kërkon të bëjë punën e tij me seriozitet. Jam i nderuar nga fakti që mora nënshtetësinë shqiptare dhe do të luftoj për ta nderuar në mënyrën më të mirë”.

John Georgopoulos per la Gazzetta gr:

Perkthimi ne shqip fale bashkepunimi te Dash Frasherit