Gjithmonë, i respektuar
Në fund të muajit dhjetor, Gianni De Biasi u zgjodh nga votuesit online si “Sportisti i vitit 2014” në rajonin e Treviso-s në Itali, një sondazh i organizuar nga gazeta dell “Tribuna di Treviso”.
Dje pasdite, trajneri i Kombëtares shqiptare ishte për një vizitë në redaksinë e “Tribuna”-s, ku u prit nga drejtuesit e gazetës me të cilët De Biasi zhvilloi një bisedë mjaft të përzemërt.
Së bashku me Gianni De Biasi-n ishte edhe Eleonora Marchi, medaliste në Europianin dhe Botërorin e skermës, si dhe medalje e argjendtë në Lojërat Olimpike Rinore “Nanjing 2014” të zhvilluara në Kinë. Në bisedë morrën pjesë edhe Elisabetta Bianchin me Gabriele Gava, ish-arbitër i Serie A në Itali.