Pasi kisha mbyllur karierën si lojtar, në Bassano në kampionatin kombëtar të diletantëve, presidenti Sorio më propozoi të stërvisja e të bëhesha përgjegjësi i sektorit të të rinjëve të shoqërisë.
Kjo gjë në çast më erdhi e papritur, sepse nga një anë nuk vëmë re që koha kalon e një propozim i tillë të sjellë në realitet, po nga ana tjetër ti e kupton që jeta vazhdon e ti duhet të japësh .
Në verën e ’90 filloi karriera ime si trajnier me skuadrën e nxënësve të Krahinës së Bassano del Grappa.
Fituam grupin tonë me një ecje të shkëlqyer, fituam titullin kampionë të rajonit të Veneto-s dhe shkuam në finalet kombëtare, ku humbëm në gjysmë finale një ndeshje të pabesueshme.
Ndërsa isha në Tabiano, ku zhvilloheshin finalet, më erdhi një telefonatë nga drejtori i pergjithshëm i Vicenzes, i cili më ftonte për një takim në Vicenza.
Në verën e ’91 mora drejtimin e nxënësve të kombëtares së Vicenzës e fillova të punoj përsëri në futbollin profesionist, pas dy vjetësh me diletantët (një si lojtar e një si trajner).
Gjatë atij viti frekuentova kursin për kategorinë e dytë në Coverciano e mora patentën për kategorinë e dytë.
Në verën e ’92-it më erdhi një telefonatë nga Vastese, campionato C2 girone “B”, skuader që nuk njihja. Ndërsa presidenti i klubit ishte nga Pescara e më kishte njohur vite më parë kur unë luaja me ekipin e Pescarës në kategorinë e parë.
Pavarësisht nga skepticizmi i ambientit rrethues e disa drejtuesve nostalgjikë ( jo disponibël ndaj trajnerëve të rinj), ia dolëm të arrijmë në vendin e gjashtë me nje faze te dyte te kampionatit me të vërtetë të bukur.
Në fund të kampionatit duke qënë se kishte pak perspektivë për të përmirësuar skuadrën pranova ofertën e Carpit që luante në kategorinë e tretë po që ra nga kategoria në vitin ’93. Fillova stërvitjen para kampionatit me Carpin në C2 po nga fundi i korrikut u rifutëm përsëri në C1 sepse u eliminuan disa ekipe që kishin probleme ekonomike. Qëndrova në skuadrën e Carpit për tre sezone deri në verën e 1996. me shumë vështirësi ia dolëm të arrinim objektivat tanë, për të mos rënë nga kategoria dhe rritjen cilësore të disa lojtarëve te rinj si: Lanna, Pivotto, Pantanelli, Beghetto etc.
Ndërkohë arrita të përfundoj me maksimumin e notave Masterin për trajner futbolli në Coverciano, midis të tjerëve në atë kurs me mua ishin: Novellino, Malesani, Sella, Arcoleo, De Canio, D’Astoli. Nga Cosenza skuadër e kategorisë së dytë m’u propozua një program i reduktuar në krahasim me vitin e mëparshëm, po që në të kaluarën për të tjerë kolegë kishte qënë trampolinë për t’u ngritur, pranova duke shpresuar që mund të punohej mirë. Në dhjetor pata shkarkimin tim të parë nga detyra, ishte pragu i Krishtlindjes kur me një telefonatë presidenti Pagliuso më komunikoi vendimin e drejtuesve. E jetova me dhimbje shkarkimin e quaja dhe e quaj deri më sot të padrejtë e pa kuptim parë që skuadra ishte jashtë zonës për të rënë nga kategoria.
Pas dymbëdhjetë ndeshjeve u riemërova, e gjeta skuadrën në vendin fundit e deri në fund luftuam per te mos rene nga kategoria por shkak të një goli të pësuar ne minuten e 94′ ne Padova ramë në mënyrë të hidhur nga kategoria.
Qershor 1997 më thirri Roberto Ranzani e më propozoi të punoja me të me ekipin e Spal-it që sapo kishte rënë në C2. Isha në mëdyshje edhe pse ekipi më pëlqente sepse plot me histori dhe tifozët ishin shumë të lidhur me ngjyrat bardhekalter. Fituam kampionatin pas nje lufte shume te forte per kreun me ekipin e Riminit e tifozët u entusiazmuan e mbushën shkallët e stadiumit të vjetër Paolo Mazza.
Vitin në vazhdim (1998) pata shumë probleme prej lojatreve te vrare. Pas një fillimi të shkëlqyer skuadra në fazën e dytë bie, arrijmë në vendin e shtatë, jemi në përputhje me objektivat e vëna, fitojmë kupën e Italisë, po marrëdhëniet me presidentin u acarruan deri në atë pikë që në fund të sezonit më shkarkoi nga detyra edhe pse sipas kontratës kisha akoma edhe një vit.
Pas verës së vitit 1999 fillova një turr eksperience në Hollandë duke ndjekur Ajaksin.
Kur isha duke shkuar për në Barcelonë për të ndjekur Van Gaal, më telefonoi Doriano Tosi, në atë kohë drejtor i përgjithshëm i Modenës e më kërkoi të shkoja të punoja me ekipin e Modenës.
Periudha e parë e studimeve me jepte mundësinë të bëja disa vëzhgime e të mendoja se si të ishte e mundur që një skuadër e pasur në emra të ndodhej në vendin e parafundit të klasifikimit.
Në fund të kampionatit shpëtuam pa rënë nga kategoria në ndeshjen e parafundit, dhe e mbyllëm kampionatin jo mire duke mos lene asnje mbrese pozitive.
Në mes të majit (2000) rinovova kontratën me ekipin e Modenës e planifikuam një skuadër të ripërtërirë; qëndruan vetëm pesë lojtarë ndërsa erdhën plot shtatëmbëdhjetë të tjerë të rinj.
2000/2001 fituam kampionatin me 74 pikë duke qënë që në fillim në krye, pa e lëshuar asnjëherë vendin e parë.
2001/2002 nisëm kampionatin për kategorinë e dytë me frikën se nuk ishim të denjë për nivelin e asaj kategorie. Pavarësisht nga parashikimet jo optimiste për habinë e të gjithëve fituam kampionatin tre javë para fundit të tij.
2002/2003 Përballuam kampionatin në kategorinë e parë me guxim e besim edhe pse shumë që në fillim na quajtën pa shpresa. Dhe në fakt, në një mbrëmje të paharrueshme, fituam me Romën 2-1, mundëm Parmën,derbin me Bolonjën dhe me Regginën me inferioritet në numër. E mbyllëm kampionatin në vendin e dymbëdhjetë me 38 pikë duke fituar edhe duartrokitjet e kritikës.
Por në këtë moment mora një vendim shumë të vështirë. Pas tre sezoneve të suksesshëm në një ambient ku unë fitova shumë, fillova të mendoj se cikli im, edhe pse i shkëlqyer, kishte mbaruar. U largova me dhimbje duke lënë miqtë e shokët e punës me të cilët kalova tre vjet plot pasion, vuajtje e ekzaltim. U largova me bindjen se nuk do t’i harroja.
2003/2004 Pranova propozimin e Gino Corioni dhe nënshkrova kontratë tre vjetore me Brescia-n, i joshur që mund të punoja në një qytet që e njihja e me një kampion të mirënjohur si Roberto Baggio. Marrëdhëniet me “fantazistin” ishin të shkëlqyera, të bazuara në respektin reciprok. Gjeta tek ai një thjeshtësi të pamenduar e faktikisht hasa disponibilitet maksimal në nivelin profesional, çdo ditë në fushë.
Skuadra eci mirë, si përfundim arritëm në vendin e njëmbëdhjetë , ditën e fundit u ndeshëm në San Siro me kuqezinjtë në një stadium të dehur nga gëzimi i fitimit të kampionatit nga Milani dhe përfundimit të karrierës së suksesëshme futbollistike të Roberto Baggios.
2004/2005 Kërkesat e ekipit ishin të rregullonin bilancin e të mbështeteshin te të rinjtë. Përveç Baggios që u tërhoq nga bota e futbollit, u larguan lojtarë të rëndësishëm si Mauri, Dainelli, Brighi, Colucci e Matuzalem. Kampionati u bë i vështirë, skuadra kishte vështirësi për të fituar pikë pavarësisht nga paraqitja e mirë në Udine, në Genova kundër Sampdorias dhe në Reggio Calabria. Arritëm të barazojmë 0-0 edhe me Milanin, kampionen e Italisë. Po humbja në fushën tonë me ekipin e Udines e shtyu Corioni-n që të më largojë. Vendimi i presidentit të Brescia-s, me të cilin kisha ndërtuar marrëdhënie shumë të mira njerëzore ishte si një dush i ftohtë, tradhëtia e një njeriu të dashur, më la tërësisht të mënjanuar. Atë vit Brescia pati një rënie të hidhur nga kategoria e akoma edhe sot jam i bindur që, po të më ishte dhënë besimi, do të kisha arritur ta shpëtoja nga rënia.
Verë 2005. Jam me pushime në pritje të një propozimi bindës. Disa muaj përpara emri im ishte i lidhur me ekipin e Udinezes po në momentin e fundit, për deziluzionin tim nuk u bë. Më 15 gusht, papritur kërkon të më takojë Urbano Cairo, një biznesmen nga Alesandria që donte të blinte ekipin e Torinos. Cairo të bënte për vete me entusiazmin, pozitivitetin e dëshirën për të ndërtuar nga fillimi një skuadër që me kohë do të mund të trasformohej në fituese. Projekti i tij më rrëmbeu. Mendimi që të stërvisja një skuadër nga zeroja, e pastër nga varësitë e lojërat e nëndheshme më dha forcë për të punuar sa më shumë, një ekip historik, legjendar e mitik si Torino, me një fushë të zjarrtë e plot emocione.
Kaluan dy javë, nga më të gjatat me ekipin e Torinos. Më në fund u mor vendimi: Cairo bleu ekipin e Torinos(Toro-n) dhe unë do të isha trajnier. Nga ai moment filloi puna e fortë dhe e vërtetë për të fituar kohën e humbur. Shoqëria duke përfituar nga zgjatja për shtatë ditë të merkatos së shitblerjes së lojtarëve, në të cilat u tentua të kompletohej formacioni për ta bërë sa më konkurues në atë kategori edhe pse koha ishte e pamjaftushme për një pergatitje sic duhej.
Objektivi i parë ishte të zhvillonim një kampionat të qetë për të krijuar stabilitet në skuadër. Po në të kundërtën e gjithë parashikimeve, në mes të sezonit arritëm në vendin e tretë, në kulmin e luftës për tu ngjitur ne kategorine e pare. Skuadra gjatë sezonit dimëror të merkatos së shitblerjes u riforcua edhe me gjashtë lojtarë të tjerë, edhe pse problemet e kuptueshme të bashkëlidhjes e gjëndjes fizike jo optimale, u paguan me një çmim të lartë në ndeshjet e para të fazës së dytë. Por, në dhjetë ndeshjet e fundit, ndryshuam gjëndjen, duke arritur nëntë fitore nga të cilat gjashtë njëra pas tjetrës në vazhdimësi, duke arritur përsëri në vendin e tretë e duke fituar mundësinë e ndeshjes për të kaluar në kategorinë e parë.
Nata e ndeshjes Torino-Mantova do të mbetet një kujtim i pashlyeshëm në kujtesën time: ndeshja ishte e shkëlqyer, sulmojmë kundërshtarët (që na kishin mundur në ndeshjen e parë në fushën e tyre) që në minutat e para me forcë e vendosmëri. Dëshironim kategorinë e parë dhe e arritëm. Përfundoi 3-1 pas një ankthi të patregueshëm. Pas vërshëllimës së Farinës për përfundimin e ndeshjes, shpërtheu entusiazmi, në një stadium plot e përplot që pulsonte nga gjashtëdhjetë mijë zemra e shpirtëra tifozësh torinezë. Emocion i papërshkrueshëm e unik.
Viti i fundit i përket historisë më të re. Shkarkohem tre dite para fillimit të kampionatit. Rikthehem në pankinë në fillim të shkurtit, për të rifilluar atje ku e kisha ndërprerë. Duke vazhduar me të gjitha forcat e entusiazëm me dëshirën për të fituar për të mirën e Torinos, një botë e ndryshme, një filozofi më vete, në të cilën vlerat e vërteta (këmbëngulja, të mbijetuarit, krenaria, pasioni, shpirti luftarak) bashkohen në mësimin e të njëjtit besim: ajo e Torinos.