Xhani De Biazi: Fitoren ja kushtoj vajzës

Xhani De Biazi ishte në “qiellin e shtatë” pas përfundimit të ndeshjes së fituar 3-1 me Qipron, por italiani vuajti tmerrësisht shumë, kur qipriotët barazuan me një gol tërësisht të evitueshëm. Italiani u ndje i superlumtur.

“Kisha parashikuar që do të kisha nevojë të shfrytëzoja lojtarët që kisha në dispozicion. Ishte një ndeshje e gjatë që më dha mundësinë të hidhja në fushë lojtarë me cilësi të lartë si Bogdani apo Çani, kur të tjerët ishin të lodhur. Megjithatë, mendoj se e gjithë skuadra bëri një punë shumë të mirë dhe në fund ata që shënuan mblodhëm frytet e kësaj pune”, – tha De Biazi. Për italiani kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme, për më tepër që ai po ndërton një projekt të ri. “Kjo është një skuadër e krijuar prej pak kohësh dhe kemi afruar lojtarë të rinj. Do na duhet pak kohë për t’u përshtatur më mirë, por e rëndësishme është që e nisëm edicionin me këmbë të mbarë dhe unë uroj që të vazhdojmë në këtë rrugë. Gjithsesi, ua pata thënë që para ndeshjes që Qipro do të na hapte shumë probleme, sepse ka një skuadër të mirë”, – tha italiani i dytë në bankinë e Shqipërisë, pas Xhuzepe Dosenës.

De Biazi pret një sfidë të vështirë në Zvicër dhe dëshiron të qëndrojë me këmbë në tokë: “ Sigurisht, Zvicra është një kundërshtar shumë i vështirë, them me plot gojën se është skuadra më e fortë e grupit tonë. Por ne do të kërkojmë të bëjmë ndeshje tonë, me krenari të madhe, por edhe me përulësinë e duhur që na duhet për të përballuar një ndeshje të tillë.

Unë mendoj se kemi një skuadër që ka nevojë të ndihmojë lojtarët e rinj që të rriten dhe t’ua bëjë të lehtë përshtatjen në grup. Ndaj Qipros edhe dy të rinjtë Meha e Kukeli bënë një provë mjaft të mirë, prandaj them se na duhet pak durim. Është e qartë që tifozët duan menjëherë që skuadra të fitojë dhe të marrë maksimumin, por kjo nuk ndodh sa hap e mbyll sytë”. Xhani De Biazi kishte një dedikim special: “Fitoren ia dedikoj edhe vajzës së tij, që mbushi 20 vjeç”.  Fonte: Albania-sport.com