Durrës, Presidenti Nishani viziton lojtarët, Xhani De Biazi bëhet zyrtarisht shqiptar Burimi

Xhani De Biazi është zyrtarisht shqiptar. Tekniku i kuqezinjëve ka marrë sot në durrës, dekretin e shtetësisë shqiptare nga presidenti Bujar Nishani.

11:59

Tranjeri i Kombëtares Shqiptare, pasi u dekretua me shtetësinë shqiptare nga  Nishani, ka falenderuar presidentin për vlersimin, ndër të tjera ka thënë se ndjehet tepër i lumtur për këtë vlersim”.

De Biazi: “Flanderoj presidentin, ndjehem i lumtur për këtë vlersim”

11:30

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ka vizituar lojtarët e Kombëtares Shqiptare në Trorikal, një ditë para sfidës me Armeninë.

Nishani i uroi suksese futbollistëve në ndeshjen e nesërme, ndërkohë i dha gjithashtu shtetësinë shqiptare, tranjerit italian të kuqezinjëve, Xhani De Biazit.

De Biazi

“Me kënaqësi të madhe sot në mëngjës në orën 11:30, do të presim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili do të vizitojë lojtarët në stërvitje, dhe me këtë rast unë do të marr nënshtetësinë shqiptare” – Xhani De Biazi

de-biazi-me-dekretin2Dekretimi-Presidenti Nishani

Xhani De Biazi bëhet zyrtarisht shtetas shqiptar. Sot, në orën 11:30, nga rezidenca e Kombëtares në Durrës, vetë presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, do t’i dorëzojë pasaportën italianit që drejton Kombëtaren kuqezi. Burime në FSHF treguan për gazetën se, pas procedurave të përshpejtuara, Nishani dekretoi dhënien e shtetësisë shqiptare për De Biazin.

Dëshira e 58-vjeçarit nga Sarmede e Italisë për të marrë pasaportën kuqezi u realizua tashmë, në një kohë që “Panorama Sport” zbuloi lajmin për dorëzimin e dokumentacionit në Presidencë që më 21 mars.

Pritet që sot kreu i shtetit shqiptar të vizitojë Kombëtaren, duke i uruar fitore në prag të ndeshjes me Armeninë. Pas një takimi të shkurtër me skuadrës dhe drejtuesit e FSHFsë, presidenti do të kryejë edhe ceremoninë e rastit, duke i dhënë pasaportën shqiptare De Biazit. Mësohet se gjithçka do të jetë e hapur edhe për mediat. Këtë herë ndryshimi është se kreu i shtetit u bën një vizitë surprizë kuqezinjve, ndërsa në raste të tjera ka qenë Kombëtarja ajo që është pritur në presidencë nga Nishani.

Dëshira

“Ah…, e di çfarë do më pëlqente? Që miku im Kryeministër të më jepte nënshtetësinë shqiptare. Do isha me të vërtetë shumë krenar. Tek e fundit jam martuar me një shqiptare: Kombëtaren kuqezi, ka 3 vite e pak”, është shprehur De Biazi tre muaj më parë dhe me sa duket dëshira e tij tashmë është thuajse e realizuar, pasi pritet vetëm dekreti i presidentit të Republikës së Shqipërisë. Këtë deklaratë, italiani e bëri gjatë një interviste për uebsajtin zyrtar të “Tifozëve Kuq e Zi”.

nishaniPasaporta, trajnerit “i rritet rroga”

Ka shumë biznesmenë në Itali që investojnë në Shqipëri edhe për faktin se taksohen shumë më pak se sa në vendin e tyre. Nëse në Itali tatimi mbi fitimin arrin deri në 42% të të ardhurave, në Shqipëri kjo shumë është 15% për ata që kanë rrogën mbi 1.2 milionë lekë të vjetër. Në këtë mënyrë, edhe për De Biazin do të ketë “një rritje rroge” sapo ai të pajiset me pasaportë shqiptare, sepse do të taksohet më pak se sa në vendin e tij. Aktualisht ai ka një kontratë prej 280 mijë eurosh me FSHF-në, 60 mijë prej të cilave shkojnë për ndihmësit e tij.

Kërkesa e De Biazit për t’u pajisur me pasaportë vjen në një kohë kur do të luajmë me Armeninë, një ndeshje kyçe. Ky është një sinjal i qartë i trajnerit kundrejt skuadrës dhe opinionit futbolldashës se ndihet si një shqiptar përpara një ndeshjeje që mund të vendosë fatet e një sezoni. Nëse De Biazi do të marrë pasaportën para ndeshjes me Armeninë më 29 mars, atëherë ky do të ishte një motivim më shumë jo vetëm për skuadrën, por edhe për tifozët.

Burimi: http://www.panorama-sport.com/lajmi-kryesor/durres-presidenti-nishani-viziton-lojtaret-xhani-de-biazi-behet-zyrtarisht-shqiptar/#ixzz3VghZ2rfm