‘’JAM MARTUAR ME SHQIPERINE. LETER PER LOJTARET DHE JEMI NE HISTORI’’
Trainieri dhe mrekullia e kualifikimit në Kampionatin Europian 2016
Nga një festë në tjetrën, në mes të çmimemeve, vlerësimeve, fjalimeve. Të Kryeministrit, Presidentit të Republikës, numrit një të Federatës së Futbollit. Nga aeroporti në parlament, nga rrugët në sheshin më të madh të Tiranës. Gjithmonë midis njerëzish që festojne dhe e brohorasin. Që nga dita që u shënua në historinë e futbollit shqiptar, për Gianni De Biasi-n ka qënë lodhje e madhe. Po ç’kënaqësi e madhe!
Urime keni një një popull të tërë me vete. Keni emocione?
“Shumë, jam i mrekulluar. i dedikoj në dy drejtime”.
Për kë?
“Për futbollistet e skuadrës sime, që nga e diela do të lexoj gëzimin në sytë e tyre. Dhe tjetri per vajzën time e për gruan, Paolën”.
Në fakt, nga interneti morëm vesh që eshte shqiptare
“Qe e fortë kjo. Kur më dhanëkombësinë shqiptare, njëgazetar shkroi se prej tre vjetësh isha martuar me një vendase. Nuk e kisha kuptuar një batutëtë bërë në një konferencë shtypi. I thashë: që prej tre vjetësh jam martuar me një shqiptare, duke iu referuar skuadrës Kombëtare…
Eshtë një martesë që mund të jetë e gjatë. Kryeministri Rama e tha publikisht: “Do të kërkojnë shumë, po ne nuk të lëshojmë më”…
” Le tëmendojmë për kampionatin europian, pastaj do të shohim”.
Dmth që nuk do të jeni në sfidën kundër Italisë për eliminatoret e Botërorit?
“Ku i dihet. Ndoshta do takohemi në Francë”.
Po më thoni të vërtetën: për ju ishte një shpagim i fortë.
“Nuk e mohoj. Pikërisht atë që nuk munda të bëj në futbollin italian. Përveç vitit të parë në Torino, kur pata dorë të lirë për të zgjedhur lojtarët”.
Eshtë e vërtetë që në Shqipëri keni pasur liri të plotë?
“Sigurisht. i kërkova lojtarët në mbarë Europën. Fola me kë mund të bënte pjesë në projekt. Doja të kuptoja se deri në ç’pikë besonte”.
Mendonit me tëvërtetë se do shkonit në Kampionatin Europian?
“Dëgjoni këtu. Në shkurt 2012, bëmë ndeshjen e parë me Gjeorgjinë: para ndeshjes iu dhashë një letër lojtarëve. Kisha shkruar se nëse më ndiqnin do të mund tëhynin në historinë e Shqipërisë. Eshtë fakt, apo jo?”
Cila është vështirësia më e madhe?
“Ajo që thashë në fjalën e mbajtur me rastin e Laurës Honoris Causa, të cilën e mora 10 ditë më parë: shqiptarët kanëndjenjë shumë të fortë patriotizmi, po edhe tendencën për tu kënaqur sapo kapin një rezultat. Më është dashur të punoj shumë në këtë drejtim”.
Cili është sekreti i trajnierëve italianë?
“Ne kemi aftësi nga një shkollë e madhe, si ajo e Coverciano-s, dhe eksperiencë. Me një kusht”.
Cilin?
“Të mos bëjmë rolin e profesorëve. E të zhytemi në një realitet të ri me modesti e aftësinë e përshtatjes.”
Ju keni pasur probleme?
“Jo. Unë ndihem shqiptar. Ashtu siç isha ndjerë një nga të Toros. Më pëlqen të shkrihem në realitetin ku punoj. Njerëzit e kuptojnë e krijojnë një feeling të bukur. Eshtë ky që të ndihmon të fitosh.”
Intervistoi Roberto Condio për la Stampa