DE BIASI: FITORJA IME KUNDER FUTBOLLIT SNOB

Flet trajnieri Italian që  çoi Shqipërinë në finalet e kampionatit Europian. ‘’ Në Itali kërkojnë vetëm emra të mëdhenj, po sjanë të gjithë Guardiola. Na mbështet i gjithë kombi, do tju çudisim dhe më tej.

De Biasi dhe ekipi u pritën si heronj në Tiranë

NJë sukses që shkon më tej se sporti. Fitorja 3-0 me Armeninë e ka lejuar Shqipërinë të presë biletën për fazën finale të kampionatit Europian në Francë. Nuk i kishte ndodhur kurrë Kombëtares së Tiranës që deri tani kishte fituar vetëm kualifikimin në nivel të rinjsh: Under 18 (1982) e Under 16 (1994). Autor i kësaj ngjarjeje një trajner italian: Gianni De Biasi nga Veneto, 59 vjeç, ct nga dhjetori i 2011, i kurorezuar si heroi i matanë Adriatikut.

De Biasi për ju janë ditë të paharrueshme.

“Viti 2015 ishte magjik. në fillim qytetaria shqiptare, pastaj La Laura honoris causa e dje kulmi i nderimit, e ngjashme me vlerësimin tonë të Kavalierit. Na pritën Kryeministri e Presidenti i Republikës. Emrat tanë do të shkruhen në një pllakë përkujtimore në stadiumin e ri të Tiranës. E mendon të të nderoj një popull i tërë!”.

Eshtë një fitore që vlen për gjithë Shqipërinë?

“Eshtë një shembull për të rinjtë që të mësojnë të luftojnë me këmbëngulje pa u dorëzuar. Shqipëria doli nga dhjetra vjet izolimi absolut. Marrja pjesë në fazën finale të Kampionatit Europian është një formë e hapjes me jashtë shumë e rëndësishme. Kryeministri Rama tha që klasa politike duhet të mësojë të bëj skuadër nga Kombëtarja e futbollit.”

Cfarë pamje(imazhi) do t’ju mbetet në zemër pas festimeve?

“Nëpër rrugë shumë njerëz më përshëndesnin duke vënë dorën e djathtë në zemër e duke thënë “respekt”. Më thërrasin “profesore”. më prek më jep një ndjenjë përuljeje”.

Ju kishte ndodhur ndonjëherë një gjë e ngjashme?

“Pak më parë i dërgova një mesazh Urbano Cairo-s, ish-presidentit tim të skuadrës së Torinos. I thashë se më duket se po rijetoj atmosferën e fitores për në Kategorinë e parë në 2006 në playoff me Mantovën. Po atje kisha pas vetëm tifozët e Klubit të Torinos granata. Këtu kam një popull të tërë e aq më shumë është i shpërndarë kudo për shkak të emigracionit në masë. Luajmë gjithmonë në shtëpi.”

Do të jetë një shtytje më shumë në Kampionatin Europian?

Të kalosh grupin është një arritje e shkëlqyer. Po të presim shortin. Nuk bëjmë fluturime fantazioze. Sigurisht nuk shkojmë në Francë (in viaggio premio)”.

Mbi ç’gjë iu është dashur të punoni në këta vite?

“Futbollistët shqiptarë kanë tendencë të pushojnë psi kanë arritur një objektiv të mesëm. Kështu rrezikojnë mos arrijnë synimin final. Por e kanë të fortë ndjenjën atdhetare: nëse djeg një flamur shqiptar të hidhen në grykë. Nëse ndodh në Itali, blejmë një tjetër”.

Në fakt ndeshjet me Serbinë kanë qënë të tendosura.

“Ndërsa në ndeshjen e kthimit në Shqipëri gjithçka shkoi vaj. Mëkat që humbëm. Luajtëm shumë bukur. Po e rëndësishme ishte që mos kishte rrëmujë. Ishim nën vëzhgimin e Uefa-s. Demostruam që publiku shqiptar nuk mban inat e është i denjë të hyjë në Europë”.

Keni kritikuar ata që qeshnin me Kombëtaren e tani festoni.

“Në fillimet si trajnier i Kombëtares, me Gjeorgjinë më 2012, për të nxitur skuadrën iu dhashë një letër lojtarëve. Kisha shkruar se unë besoja te ëndrrat e po të më ndiqnin do të arrinim të kualifikoheshim. Ishe çmenduri të mendoje te kaloje grupin Portogali, Serbi e Danimarkë. Kur letra u bë publike, pashë nënqeshje në debatet televizive. Kam kujtesën e elefantit, nuk harroj”.

Eshtë një fitore e dyfishtë ndaj atyre që nuk kanë besuar te ju?

“Pengu im i vetëm është për skuadrën e Udines. Nuk kisha qënë kurrë trajner aq afër shtëpisë, gati 80 km larg, e megjithatë nuk jam ndjerë kurrë aq larg, ngaqë kuptoheshim pak. Në Itali skuadrat e mëdha zgjedhin kush ka emër, pavarësisht nga eksperienca e aftësitë. Po nuk janë të gjithë Guardiola. Përkundrazi Napoli ka bërë një zgjedhje të zgjuar me Sarri-n, një artizan i vërtetë i futbollit”.

Sa shqiptar ndiheni?

“Nuk kam mësuar gjuhën shqipe sepse është mjaft e komplikuar. Alfabeti ka 36 gërma, është një mix i disa gjuhësh. Ndihem shqiptar në masën derisa më ndihmon që të bëj pjesë në një kontekst e të jap sa më shumë në atë drejtim. Nëse nuk jetoj emocione të drejta, nuk arrij rezultatet”.

Si do të festoni?

Nuk kam pushuar asnjë sekondC. sot kam një tjetër detyrim: një kurs komunikimi në Trieste. Nuk dua të më humbasë. Do të shkoj me gruan edhe pse jam shumë i lodhur. I lodhur, po i lumtur”.