Gianni De Biasi, njeriu i sfidave të pamundura

Gianni De Biasi nuk i ka dashur kurrë sfidat e lehta; është më shumë njeriu i ndërmarrjeve që duken të pamundura,ato që një trajnier çfarëdo as nuk do t’i fillonte. Qe rasti i ekipit të Modenës që duke u nisur nga kategoria e tretë, arriti në të parën e rezistoi pa rënë. E paharrueshme ishte ajo skuadër e cila mundi të arrinte rezultate tëpabesueshme edhe për tifozin më optimist modenez. Edhe në Torino u bë protagonist i arritjeve të ndryshme, para së gjithash ringjitja në kategorinë e parë me një ekip të reduktuar nga një falimentim dhe një merkato të improvizuar, e për hir të kësaj mrekullie, në kuptimin e vërtetë të fjalës, do të mbahet mend për mirë gjithmonë nga tifozët piemontezë.

Në 2011, i mbetur pa kontratë për më shumë se një vit, ja zgjedhja e papritur: në vend të zgjidhte njënga klubet e ndryshme që e kërkonin, firmosi një kontratë me Federatën Shqiptare tëFutbollit e u bë trainieri i skuadrës kombëtare shqiptare. Vendim i veçantë, edhe pse bëhej fjalë për një skuadër kombëtare, që nuk ishte nga më të këqiat, megjithatë nuk kishte arritur rezultate të dukshme. Projekti i DeBiasi-t ishte me afat të gjatë, dhe pas një turi të ndeshjeve kualifikuese për kampionatin botëror me rezultate pak a shumë të pranueshme(vendi i 5° nëgrup me tre fitore), shpërthimi arriti në eliminatoret për Kampionatin Europian. Fillimi është historik: fitorja 1-0 në Portugali. Po nuk kemi të bëjmë me një mrekulli të vetme,  Shqipëria vazhdon tëmbledhë pikë në ndeshjet e mëvonëshme dhe arrin vendin e dytë në grup, para skuadrave më të kuotuara si Danimarka e Serbia. Në mes edhe një fitore të bujshme, edhe pse miqësore, me Francën.

Kjo arritje nuk kaloi pa u vënë re, De Biasi-t i janë njohur meritat nga gjithë futbolli italian (e jo vetëm) e iu dha titulli “Qytetar nderi i Shqipërisë”. Më së fundi trajneri i sfidave të pamundura ka gjetur vlerësimin që ka merituar gjithmonë, e mbase fati do jetë edhe njëherë nostalgjik duke e venë  kundër vendit tëtij, Italisë në këtë Kampionat Europian. E sigurtë është vetëm se Shqipëria me Italinë do të takohen në kualifikimet për Botërorin e 2018.

Intervistoi Davide Cocetti për TMW