De Biazi: Të vazhdojmë punën e nisur
Trajneri i kombëtares shqiptare Xhani De Biazi, ka dalë sot në një konferencë për shtyp, në Federatën Shqiptare të Futbollit. I shoqëruar nga menaxheri Alban Bushi, ai ka folur për mediat shqiptare në lidhje me dy ndeshjet miqësore me Francën dhe Italinë më 14 dhe 18 nëntor. Ai e ka nisur fjalën e tij, me dy mesazhe. I pari që i drejtohej portierit të kombëtares Alban Hoxha bashkëshortja e të cilit po kalon një gjëndje të rëndë shëndetsore. Falenderimi i dytë, ka ardhur për të gjithë tifozët shqiptarë anembanë botës, për mbështetjen që i kanë dhënë ekipit kombëtar, pas ngjarjeve të fundit në Beograd.
Pastaj, ai ka bërë të njohur listën me 27 futbollistë, ku emri më të rinj që i bashkohen kombëtares janë Arlind Ajeti që luan me Bazelin, Erando Karabeci dhe Stivi Frasheri i Tiranës. Më pas trajneri De Biazi, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Ja cila është lista me futbollistët që do të grumbullohen ditën e hënë në Resortin “Tropikal” në Durrës:
| Emer Mbiemer | Ekipi qe aktivizohet | Pozicioni qe luan |
| Etrit Berisha | Lacio | Portier |
| Orges Shehi | Skenderbeu | Portier |
| Stivi Frasheri | Tirana | Portier |
| Debatik Curri | Tirana | Mbrojtes |
| Mergim Mavraj | Keln | Mbrojtes |
| Lorik Cana | Lacio | Mbrojtes |
| Elseid Hysaj | Empoli | Mbrojtes |
| Ansi Agolli | Karabak | Mbrojtes |
| Andi Lila | PAS Janina | Mbrojtes |
| Ermir Lenjani | St. Gallen | Mbrojtes |
| Arlind Ajeti | Basel | Mbrojtes |
| Taulant Xhaka | Basel | Mesfushor |
| Ergys Kace | Paok | Mesfushor |
| Amir Abrashi | Grashoper | Mesfushor |
| Burim Kukeli | Zyrih | Mesfushor |
| Emiljano Vila | Partizani | Mesfushor |
| Herolind Shala | Odds | Mesfushor |
| Odise Roshi | FSV Frankfurt | Mesfushor |
| Armando Vajushi | Liteks | Mesfushor |
| Ledian Memushaj | Peskara | Mesfushor |
| Valdet Rama | Munchen 1860 | Mesfushor |
| Ervin Bulku | Tirana | Mesfushor |
| Erando Karabeci | Tirana | Mesfushor |
| Sokol Cikalleshi | RNK Split | Sulmues |
| Bekim Balaj | Slavia Prages | Sulmues |
| Hamdi Salihi | Hapoel | Sulmues |
| Edmond Kapllani | FSV Frankfurt | Sulmues |