Eksportoj Shqipërinë, që është bërë model. Europa duhet të bëjë tifo për ne.

Tekniku De Biasi debuton plot pasion, ‘’Ky vend diti të mundë emigrimin’’‘’Multietnik dhe te lumtur’’. Ketu ka Kosovarë, Maqedonas, Katolikë, myslymanë, ortodoksë. Dhe gëzimin që ia dolëm non na e heq askush.Gjashtëqind firma e njëzetë mijë italianë të punësuar në Tiranë, ku nuk ka sindikata e taksat janë nën 15%. Imprenditorë, mjekë e guzhinierë si dhe një komisar teknik nga Veneto që e ka çuar për herë të parë ekipin kombëtar midis më të mëdhenjëve të futbollit.Një studio arqitektësh nga Firencia projektoi stadiumin e ri të Shqipërisë, të cilin e ka aq për zemër Kryeministri socialist Edi Rama.

Gianni De Biasi, i biri i një tregëtari nga Sarmede, vendi i mrekullive, po që ai bëri akoma më shumë.. Me 21 djem të mbledhur në dhjetë kampionate të huaj, përfshirë Lichtenstein dhe kategorinë C italiane, më 11 qershor do t’i udhëheqë kundr Zvicrës, duke debutuar në një federatë me një buxhet prej 7 milion euro: më pak se Conti në dy vjet. Vetëm dy lojtarë luajnë brënda vendit, dy portierët rezervë. “Kur më kontaktuan për herë të parë, isha duke shëtitur me biçikletë. Ndalova, folëm, po nuk isha i bindur. Nuk dija asgjë për Shqipërinë. Mua më pëlqen të jem pjesë e një ambienti ku punoj: torinez me Torinon, breshian me Breshian, modenez me Modenën. Iu vura studimit të historisë e të viteve të regjimit të shkuar. Puna ime sot ështe edhe t’i tregoj botës për Shqipërinë. Më kanë dhënë qytetarinë e pasaportën. E jam krenar për këtë”.

 Si ndodhi që pas telefonatës së parë u bindët?

“U takuam në Milano. Kishin propozime që më joshën. Jo një projekt si thonë shumë, po një aventurë të gjallë. E rëndësishme qe të dija e të mund të zgjidhja njerëzit, metodat, gjithçka. Mund të bëja zanatin tim ashtu siç më pëlqente mua. Në Itali nuk jemi mësuar kështu. Trajnierëve nuk iu dëgjohet shumë zëri. Vendoset gjithçka tjetërkund”.

Përfytyrimi i parë nga Shqipëria?

“Përfytyrova anijen në portin e Barit më 1991. Me njerëz që kacavireshin. Një vend i shkatërruar. Stërvisja të rinjtë e Viçencës. Sot Shqipëria është një vend ku 70% janë mysylmanë, 20% ortodoksë, 10% katolikë. Djemtë e mi janë kosovarë, maqedonas, shumë janë rritur në Zvicër. Iu kemi dhënë të njëjtën fanellë bijëve të diasporës. Vijnë nga realitete të ndryshme. duan të rifitojnë kohën e humbur. Prindërit e tyre nuk e lanë vendin për të qenë më mirë po për të jetuar.Tashmë skuadra ime është projektimi në fushë e ëndrrës së Brukselit. Europa duhet të bëjë tifo për ne”.

 Si Ranieri me Leicester-in, edhe ju ia lini kundërshtarit të lëvizë topin.

“Disa herë është e domosdoshme, në të tjerat rastësi. Për shumë vjet loja e bazuar në kundërsulm ka qënë e denigruar. Për snobizëm. Shumë mendojnë që është e lehtë të luash kështu, përkundrazi duhet të bësh që të lëvizin të gjithë së bashku për të përfituar hapsirë. Një skuadër mund të jetë e bukur në shumë mënyra. Eshtë një mënyrë loje e paragjykuar e tjetra që mund të të mrekullojë me rezultatin 1-0. Koncepti për një spektakël është relativ, në përgjithësi e përcaktojnë Carresssa e të tjerë në tv. Në fakt janë lojtarët e mëdhenj që bëjnë diferencë. Nëse ke Messi-n, Neymare, Iniesta-n është e lehtë të shkëlqesh”.

 Përse Italia ka pak kampionë?

” Jemi të ngatërruar. Eshtë gjithmonë e më pak e mundur të luash lirshëm. Një Baggio doli sepse ka luajtur gjatë në rrugë pa shtrëngime. Gjithë talentet më të mëdhenj kanë dalë nga varfëria. Ndoshta jetojmë në mirëqënie e kemi kërkuar shumë pasurimin, për të merituar një dhuratë të tillë nga futbolli”.

Cfarë keni ndjerë, falë punës në Shqipëri, kur keni marre vesh se jeni kandidat për vendin e Contes?

“Një ndjenjë kompensimi, si Ranieri Kampionatin Anglez. Në Itali kujtohen vetëm kur ndodhin gjëra të jashtëzakonëshme. Ne mendojme se futbolli egziston vetëm tek ne, jemi te mbyllur brenda çizmes sonë. Ne shpresojmë të fitojmë në grup. Po në Shqipëri futbolli është një element gëzimi. Eshtë një nga mjetet me të cilat populli dëshëron të jetojë. Gëzimin e të qenit këtu nuk do na i heqë kurrë asnjë “.

13407245_10154085247387110_238422746025315521_n

Republika Enjten, me 9 June, vitin 2016 – Angelo Carotenuto