De Biasi: Frikë, vetëm euforinë
Pas ndeshjes, në mikrofonin e Egi Duros për Supersport, është munduar të tregohet i qetë dhe pa emocione, duke frnuar edhe entuziazmin, për një fitore që gjithsesi nuk na jep pikë, edhe pse tashmë tifozeria ëndërron gjithnjë e më shumë një vend në Euro 2016.
‘Nuk kemi detyrim të shkojmë në Euro 2016, ne duhet t’i marrim gjërat me radhë dhe të rritemi’.
‘Euforia është armiku ynë më i madh dhe duhet shumë kujdes’.
‘Sekreti? Asgjë e veçantë, thjesht organizim dhe shfrytëzim ,maksimal i cilësive që kemi. Kam një grup të shkëlqyer lojtarësh, që po rriten në aspektin personal dhe me kombëtaren’.
‘Mungesat? Do jem në vështirësi kur t’i kem të gjithë, por është shumë më mirë të kem shumë alternativa, sepse gjithnjë ekziston rreziku i dëmtimeve apo mungesave. Ata që luajtën sot, u paraqitën shumë mirë’.
‘Cikalleshi? U lodh shumë, vrapo shumë dhe bëri një punë të shkëlqyer, ndaj rivalësh mjaft cilësorë. I kërkova një sforcim më shumë në fund, që të luante si mesfushor, por më pas ishte shumë i lodhur dhe e ndërrova’.
‘Jam i kënaqur nga të gjithë, edhe ata që kanë luajtur më pak me kombëtaren. Ajeti, Aliji, Basha, Kaçe dhe Memushaj, ishin të gjithë të shkëlqyer’.
‘Goli i Kaçes? Gol fantastik, i mrekullueshëm, me forcë dhe saktësi, i provuar edhe gjatë javës në stërvitje. Ergysi ka cilësi dhe duhet të bindet që e ardhmja është në dorën e tij dhe do të bëhet shumë i rëndësishëm për ne, nëse e administron si duhet vetveten dhe jep maksimumin’.
‘Votimet? Nuk votoj dot, sepse ma dhanë pasaportën me gabim te datëlindja’.
‘Vazoja e tretë në shortin e Kupës së Botës 2018? Kur të shoh grupin që do të na bjerë, atëherë do të dalim në konkluzione, ndërsa tani nuk e dimë ende sa vlerë ka vazoja e tretë’.