Shqipëria, aventurë zemre

De Biasi tregon udhëtimin e tij si trajnier emigrant deri ne Europian. ‘’Kombëtarja ime si Leicester asnjë inidividualizëm, vetëm kolektiv’’

Pedalim. “Nisim nga çiklizmi”, Po është një sport tjetër. “Kush e tha?”. Rrugëtimi i Gianni De Biasi përmban biçikleta, aeroplanë, anije, gomone, kujtime, bileta, mundime. Lindur në vitin 1956, mbylli aktivitetin si lojtar kur ishte 33 vjeç e filloi atë si trajnier kur ishte 34. Ka eksperiencë, fantazi, ide, modesti, ka disa propozime për te cilat nuk do të flasë, ka dy numra telefoni, një profil WhatsApp me fotografinë e vajzës së tij dhe një tjetër me foton e Nënë Terezës.Të shkrepura fotografish, histori. Giovanni i njohur me emrin Gianni, De Biasi “e jo Di Biasi”, do të fluturojë në Francë do të drejtojë Shqipërinë që arriti për herë të parë në fazën finale të një kampionati europian.

Kur ju kërkuan për t’u bërë trajnier i skuadrës kombëtare shqiptare çfarë po bënit?

“Po shëtisja me biçikletë.”

Domethënë?

“Ndërsa po shëtisja me biçikletën time në qytetin Vittorio Veneto më telefonoi një mik e më bëri të njohur kërkesën”.

E ju?

“Më duhej të mendohesha e vazhdova shëtitjen me biçikletë.”

Mendimi i parë që ju erdhi?

“Isha dyshues. Kisha kaluar një eksperiencë shumë të keqe me skuadrën e Udines, desha të shkëputesha, ndoshta ta mbyllja karrierën. Dhe ja Shqipëria. Nuk dija asgjë për këtë vend”.

Nuk kishit bërë ndonjëherë pushimet në Shqipëri?

“Deri atëhere jo”.

Tani?

“Tani e dua Shqipërinë, janë disa zona në Jug të mrekullueshme, si Dhërmiu e gadishulli i Porto Palermos”.

Le të kthehemi te Vittorio Veneto e ç’mendime ju erdhën në kokë?

“Mendova: pse mos shkoj në Shqipëri. Dëgjova propozimet e tyre. E në mend më erdhën Karlo e Arturo”.

Cilët?

“Xhaxhallarët e mi, që kishin emigruar në Zvicër. Kjo ishte Veneto në vitet Gjashtëdhjetë e Shtatëdhjetë, toka nga ku emigrohej.E atëhere u nisa për në Shqipëri”.

Cfarë gjetët?

“Kishin ide të qarta, deshën një trajnier italian, nuk e kishin pasur kurrë një të tillë. Jo, kishin pasur një, Beppe Dossena, po vetëm për pak. Kur arrita kishin bërë një përzgjedhje, një seleksionim të disa kandidatëve”.

Ju kujtohen emrat e konkurrentëve?

“Disa: Carboni, Pillon, Mutti, Camolese”.

Zgjodhën Juve!

“E ndjeva menjëherë që puna më pëfshiu, ku ka ecur diçka ndodh gjithmonë kështu”.

Sot ndiheni shqiptar?

“Stërvis Kombëtaren e Shqipërisë, ndihem shqiptar. Siç më kishte ndodhur me Modenën, Torinon, Brescian, gjithmonë. Me përjashtim të Udines, ku gjërat për fat të keq nuk ecën”.

Dhe nisët.

“Katër vjet më parë, filluam menjëherë ndeshjet kualifikuese për finalet e Kampionatit Botëror në Brazil. Po krijohej skuadra. Po me zëvëndësin tim, Paolo Tramezzani, madje me gjithë stafin, e ndjenim që duhej diçka më shumë. Duhet të ishim një skuadër, përherë. Këtë ia përsëris vetes kur shëtis me biçikletë.

Grupi u rrit, skuadra u kualifikua për herë të parë në një manifestim ndërkombëtar, kryeministri shqiptar ju përqafoi sapo shkelët tokën shqiptare, Universiteti i Tiranës iu dha laurea honoris causa. Eshtë e mundur që në Itali nuk e kishin vënë re deri vonë se ç’trajnier kishin midis tyre?

“Në fakt jam vlerësuar: jam krenar për ato qëkam arritur në Itali. Ndoshta një dite do të më jepet mundësia për eksperienca të tjera. Po le të kthehemi te Shqipëria: ne po shkojmë në Francë se jemi një skuadër. Kemi individualitet, po gjithmonë brënda një skuadre, nuk e harrojmë kurrë. Eshtë kështu që forcat shumëfishohen. Asgjë individualiste. Jemi si skuadra Leicester e mikut tim Ranieri dhe lojtarët e saj: ishin kampionë, ai i ndihmoi që ta zbulonin atë”.

Individualitete dhe histori. Nga Shqipëria juaj ka shumë për të treguar. Të fillojmë nga ajo e familjes Hysaj?

“Babai u nis nga Shkodra dhe bëri shtatë, po të them shtatë, udhëtime me gomone për të sjellë gjithë familjen në Itali. Ia arriti. Ishte murator e tani sheh djalin e tij të luajë me Napolin e në finalet e Kampionatit Europian me bluzën e Shqipërisë”.

E ndërsa Berishën si e peshkuat?

“Peshkuar, është fjala e qëlluar. Sepse pikërisht herën e parë që bashkëpunëtori im e takoi, Etriti ishte duke peshkuar. Jetonte e luante në Kalmar, madje banonte në një zonë peshkatarësh në afërsi të qytetit suedez. Para se të luante me ne dhe me Lazio-n nuk kishte pasur kurrë një përgatitës për portier. Mjaftoi një ndeshje miqësore kundër Iranit, për të kuptuar se cilat qenë aftësitë e tij të jashtëzakonëshme”.

Mbyllni sytë e  a na tregoni dy nga momentet emocionuese më të rëndësishme në karrierën tuaj?

“Po filloj sipas rradhës kronologjike. Lamtumira e Baggio-s, isha trajnieri i tij në Brescia, e nxora nga loja disa minuta para përfundimit, duartrokitje, buzëqeshje, lotë, edhe të miat. Mbylla sytë e ndjeva të njëjtat emocione të një kampioni që po mbyllte një karrierë të mrekullueshme”.

Një tjetër rast?

“Ndeshja e parë kundër Italisë, Vendit tim. Ndeshja miqësore në Genova, mbi 11.000 tifozë shqiptarë këndojnë hymnin shqiptar, pastaj nuk ndalojnë e këndojnë edhe hymnin italian, e dinë të gjithë përmendësh. Ky është emocioni më i fortë në karrierën time. I ridëgjoj ata tinguj shpesh.

Cfarë kanë më shumë sot shqiptarët se italianët?

“Duan të djegin etapat, nuk dorëzohen kurrë”.

Dhe më pak?

“Infrastrukturën, por janë duke punuar”.

Të kthehemi tek futbolli. A ju kanë bërë propozime klubet italiane?

“Asnjë. Jo më fal, një”.

Si u përgjigjët?

“Faleminderit, po jam trajnier i skuadrës kombëtare të Shqipërisë, jemi duke shkuar te luajmë në finalet e Kampionatit Europian e për një vend ky është një moment historik”.

Propozime nga të huajt?

“Ndonjë, kam dhënë të njëjtën përgjigje”.

Një kuriozitet: sa stazhe keni bërë me ekipin Kombëtar?

“Një, herën e parë qe u takuam. Jo, nuk kam kërkuar takime të tjera, ishte zgjedhja ime”.

Por, në Itali çështja dukej shumë e rëndësishme:ishin pika fikse i kolegut tuaj, Antonio Conte.

“Flisni me të.

Ju keni përgatitur një përgjigje standarte kur ju pyesin nëse do të jeni trajnieri i Kombëtares Italiane?

“Jo”.

Pse?

«Semplicemente perché non me l’hanno mai chiesto, ho fatto in modo che non accadesse. Quindi nessuna risposta»

’Sepse nuk më kanë pyeter asnjëhere, e kam evituar. Keshtu që skam asnjë pergjigje’’

Emri juaj është përmendur si zëvëndësues i Contes në skuadrën Nazionale italiane. Keni dhjetë seconda kohë, mund të më jepni një përgjigje?

“Kushdo trajnier italian do të ndjente kënaqësi të dëgjonte emrin e vet të lidhur me emrin e Kombëtares. Jam italian, stërvis Shqipërinë, do të shkojmë në finalet e Kampionatit Europian, duam të luajmë me shpirt, dhe e ndjejmë sa shumë ky popull beson tek ne”.

Pas Francës?

“Kurrë mos thuaj jo,(Nuk e di ç’mund të ndodhë,) po këtë ti mos e shkruaj”.

Dakord, po do na tregosh për shëtitjen me biçikletë?

“Udhëtimin me miqtë në Shqipëri, përfshirë edhe Giovani Storti, Aldo Giovani e Giacomo. Të qeshura me të madhe”.

Në fund të fundit sporti është të dish të qeshësh!

“Jo vetëm, shpirti i turit tonë ishte “gëzimi i mundimit”.Kjo vlen edhe për turrin tonë të Francës”. Jepi biçikletës. Ka gjithmonë një udhëtim për te rifilluar.

Scritto da Giampiero Timossi tratto da “Il Messaggero”