DE BIASI-t IU DHA ÇMIMI SPECIAL “STOLI I ARTE” I VITIT 2016

Gianni De Biasi i lënë mënjanë nga klubet sportive italiane, vazhdon të vjelë  suksese falë rezultateve të arritura me Shqipërinë “e tij”, skuadër të cilën e stërvit që nga viti 2011. Pasi mori nga Vendi i Shqiponjave laurën “honoris causa” sepse arriti në kualifikimin historik në finalet për  Kampionatin Europian në Francë,  ish trajneri i Toros do të kthehet në Itali, por vetëm për të marrë edhe një çmim tjetër. Në fakt, do të jetë një nga të ftuarit special në ceremoninë e dhënies së çmimit “STOLI I ARTE”, ceremoni që do të zhvillohet në Qendrën Teknike Federale, në Converciano, ku do të vlerësohen me çmime trajnerët mC të mirë të sezonit të kaluar për kategorinë A, Kategorinë B dhe legën Pro. Trajnerit nga Sarmede do t’i jepet  “STOLI I ARTE” “çmim special” i dalluar në arenën ndërkombëtare duke ngritur lart emrin e shkollës italiane. Një tjetër çmim i madh në karrierën e De Biasit. Në vitin 2002 u vlerësua me çmimin “STOLI I ARGJEND” sepse ngriti  ekipin e Modenës në kategorinë B. Pa harruar që kulmin e arriti në vitin 2006 nga Urbano Cairo pas ngjitjes fantastike të Toros në serinë A, duke e ndërtuar skuadrën vetëm në dy javë.