Shqiperia, De Biasi dhe 3 milione tifoze enderrojne kalimin e grupit

Trajneri italian u dedikon tifozeve fitoren historike kunder Rumanise:

Gjeja qe me ben me te lumtur eshte gezimi i jashtezakonshem qe i dhame njerezve tane. Conte mund te na ndihmoje… “   Tani presin ndeshjet e fundit per te ditur nese mund te vazhdojne te rrine ne France. Qeveria shperblen lojtaret me 1 milion euro.

LION–Tre milion shqiptare kane nje idhull te ri, me mire te themi ndoshta e kishin prej kohe: Quhet Gianni de Biasi, fale tij futbolli Shqiptar njohu dje fitoren e tij te pare ne fazen finale te evropianit dhe golin e tij te pare, te shenuar nga Armando Sadiku, prej te cilit u vendos sfida kunder Rumanise.  Tani, duke shpresuar edhe tek Italia e ne kombinime te ndryshme te rezultateve, Shqiperia e trete ne grupin e saj e saj me 3 pike, ka akoma disa mundesi qe te jete pjese e gjashtembedhjete skuadrave te kualifikuara. Gianni de Biasi festoi 60 vjetorin para pak ditesh, me 16 qeshor:  “Djemte me bene nje dhurate te bukur, por do te me kishte pelqyer nje dhurate edhe disa dite me pare, kur luajtem kunder Frances… Humbem ne minuten e fundit prej nje goli te Griezmann, por e jona ishte nje paraqitje e jashtezakonshme. Kunder Rumanise pashe skuadren qe doja, konkrete ne momentin e duhur, shfrytezuam rastet kur duhej, e u mbrojtem me perpikmeri.

festa

 

Ka lumturi, ka shume krenari. “Jam entuziast per kete fitore e per kete mbremje: te organizuar, te forte ne mbrojtje, te pameshirshem ne kundersulm. Ne ndeshjen e trete arritem te hiqnim pak “ndryshkun”, pak friken e tepert te dy ndeshjeve te para ku vuajtem emocionet  e debutanteve. Tani jemi gati per te ardhmen, qofte ai vazhdimi i Evropjanit  o, nga shtatori, kualifikimet per boterorin 2018. Skuadra eshte gati, tani jam i sigurt”.

Por jashte eshte nje popull ne feste, ne stadium ishin afersisht 30.000 mije tifoze shqiptare, te apasionuar, entuziast. Nuk kishin perjetuar kurre nje mbremje te tille ne jeten e tyre, dhe asnjeri nuk kishte pare kurre nje fitore te Shqiperise kunder Rumanise, qe eshte kombetarja kunder se ciles Shqipetaret kane luajtur me shume here, por nuk regjistrohej nje fitore kunder rivaleve te medhenj madje qe ne 1948.

Ne fakt lejomeni te them nje gje: çka me ben me te lumtur  sesa  fitorja mbi Rumanine eshte gezimi i pamase qe i dhame tifozeve tane. Na ndjekin ne cdo vend, e kur nuk na ndjekin, gjejme shqiptare ne c’do vend te Europes, e kurre nuk na lene te na mungoje dashamiresia e mbeshtetja. Keto 3 pike , te parat ne historine e Shqiperise ne nje faze finale te nje turneu, ua dedikoj atyre.

sadiku

 

romania-albania

 

Tani Shqiperia po pret ne dritare, ndeshjet e fundit te fazes se pare. Per tu kualifikuar ne gjashtembedhjeteshe, duhet qe te jete njera nga 4 me te mirat midis te klasifikuarave te treta. Diferenza negative (-2) mundet te jete nje pengim serioz, por eshte e drejte te pritet. Mbajme mend qe kur formula e turneut me 24 skuadra dhe 4 te tretat me te mira, eshte perdorur ne nje turne te madh nderkombetar (Boterori i vitit 1986.1990 e 1994), vetem njehere nje skuader e klasifikuar e trete me 3 pike eshte eliminuar: ishte Rusia ne Boterorin e 1994. Statistika te pakten eshte ne favor te Gianni De Biasit. Te cilit, si do qe te jete, populli shqiptar do ti shprehe mirenjohje te perjetshme pavaresisht si do te perfundoje Europiani.

Conte me ndihmo te çoj Shqiperine ne gjashtembedhjeteshe: ta them si Italiani Italianit, eshte mesazhi qe Gianni De Biasi, trajneri i kombetares nga Tirana, i jep kombetares bojeqielli Italiane. “duke mundur Rumanine, kemi bere historine. Per te kaluar si skuadra e trete me e mire, nje ndihme mund te na e japi grupi D dhe grupi i Italise: tifo ime ne ndeshjen kunder Irlandes dyfishohet, nje fitore do te na jepte shprese. E duke njohur Conten  jam i bindur qe Italia do te jape maksimumin”.

Nderkohe qeveria Shqiptare ka vendosur te jape nje cmim prej 1 milion euro kombetares se saj pas fitores kunder Rumanise. Skuadra e Gianni De Biasit, qe merr pjese per here te pare ne kampionatin europian, ka marre 3 piket e para e enderron  te qualifikohet. Edhe kryeministri Shqipetar Edi Rama, ne nje bisede telefonike me lojtaret, u ka premtuar dhenien e pasaportes diplomatike.

Nga gazeta Repubblica, i derguari  ANDREA SORRENTINO