PROFESOR DE BIASI “Unë Shqipëria dhe e pamundura”

Tani që Gianni De Biasi e ka çuar Shqipërinë në Kampionatin Europian 2016 kureshtja nuk është vetëm te e ardhmja e afërt (si do dalë në Francë?) po edhe mbi atë të mëparshmen(mbi rrugën e përshkuar): do të marrë emrin e tij stadiumi i Tiranës – që së shpejti do të rindërtohet – ose një rrugë, një shesh, një pallat sporti… Sepse festa e shfrenuar e popullit të dielën e që vazhdoi edhe të nesërmen e kurorëzoi trajnerin italian si protagonistin e një ëndëre që Shqipëria as që kishte menduar kurrë ta shihte e pikërisht ai e bëri realitet. Më shumë se sa meritat teknike ishte pikërisht kjo që e bëri të fitojë njerëzit, kryeministrin në krye. Edi Rama doli te shkallët e avionit që solli Kombëtaren në Tiranë nga Yerevani, donte të ishte i pari që të përqafonte De Biasin. Në mars iu dha qytetaria shqiptare dhe dje iu dorëzua nga Kryeministri një medalje: “E di që tani do të duan shumë njerëz dhe klube me më shumë para dhe traditë, po ne nuk të lëshojmë: kemi mësuar nga ty. Të falenderojmë që i dhe Kombit tonë këtë kënaqësi të madhe e të falenderoj personalisht që dhe shëmbullin e shkëlqyer të ndjekim ëndrrën edhe kur të gjithë janë gati ta braktisin”.

Motivatore Kryeministri, ish basketbollist e që e ka për zemër sportin, ka theksuar ku qëndron forca e trajnierit. Dialogu, aftësia për të motivuar çdo lojtar duke përfshirë edhe stafin. Duke i dhënë krenari një kombi të tërë. Për këtë disa javë më parë i dhanë Laurën Honoris Causa në Shkencat Sociale. E dje ndërsa Shqipëria festonte, për profesorin vinin urimet nga të gjitha anët. Në tuwiter të serisë, mbreti i trajnerëve italianë, Marcello Lipi, trajneri i kampiones së botës në 2006 e ka përgëzuar: De biasi ka bërë një gjë të jashtëzakonshme, që asnjë nuk e besonte të mundur. Nuk ke ç’thua trajnerët italianë kanë diçka më shumë krahasuar me të tjerët.

Festojnë edhe në Vasto, Carpi, Cosenza, Ferrara, Modena, Brescia, Torino… Edhe në Spanjë…

“Ndjej me të vërtetë shumë dashuri rreth meje, e jam shumë i lumtur sepse kudo kam lënë gjurmë. Pengu i vetëm në karrierën time mbetet Udine, ku nuk pata mundësi  të punoj: ishte një rast i shkëlqyer për mua, po nuk arrita ta shpjegoj se çfarë isha e çfarë doja të bëja. Nuk pata kohë”.

De Biasi, si të lindi ideja të drejtosh ekipin e Shqipërisë?

“Nëpërmjet një prokuratori shqiptar që jeton në Itali. E të mendosh që unë as nuk doja të takohesha me drejtuesit e Federatës: sapo isha larguar nga skuadra e Udines, e desha një rinisje të re dhe në Serinë A. Kisha kuptuar që për të bërë një lloj tjetër futbolli duhet të jesh në qendër te projektit. PO shpesh në Itali trajneri nuk është. E kështu filloi aventura ime në Tiranë.

Kur fillove të punosh me Paolo Tramezzani? Kur jeni njohur?

Ishte një këshillë e vyer e një miku gazetar Paolo është një person i jashtëzakonshëm, është një mik besnik që e njoha mirë në këto vite e tashmë më shumë se një krahë i djathtë, është një unë tjetër”.

Ju përsërisni shpesh “Unë jam shqiptar…”

“E vërtetë. E nuk është se kam vetëm pashaportën. Në shesh në këto orë është një çmenduri, vështirë ta shpjegosh. Janë një flamur e një popull. Që shkon tej kufijëve sepse shqiptarët janë kudo me entusiazmin e tyre dhe dashurinë per atdheun”.

Në Armeni, pas rezultatit 0-3 të kualifikimit ju thatë: “dita më e bukur e jetës sime”. E konfirmoni?

“Në fushën futbollistike po. Të parat janë gruaja dhe vajza ime, ato janë pika e riferimentit tim e janë dita më e bukur e jetës sime”.

Në kohët e efekteve speciale, Gianni De Biasi ndoshta bën pjesë në kategorinë Normal One. Apo jo?

“Efektivisht, kërkoj nga lojtarët të zbatojnë këshillat e mia. kërkoj të ngre entusiazmin e tyre për të arritur maksimumin, kërkoj gjithëpërfshirjen e tyre jo vetëm arritjen thjesht teknike”.

Patët frikë pas humbjes me Serbinë?

“Pak. Drithma na u futën. Po i tejkaluam me vullnet e shpirtin e skuadrës”.

Cfarë ju thatë lojtarëve në këto ditë(para ndeshjes)?

“Shumë gjëra, e vështirë t’i përmbledhësh në pak rrjeshta. Në Yerevan para ndeshjes ju kujtova të gjithëve atë që ju kisha thënë para 4 vjetëve, kur sapo kisha mbërritur: “Mund të jeni shqiptarët e parë që do të bëni diçka të rëndësishme. Të hyjmë në ndeshje të vendosur…” Pastaj ishte një mbrëmje e mrekullueshme.”

Cfarë duhet të presim nga Shqipëria jote në Francë?

“Kualifikimi të jep shpresë, do të thotë se ëndërrat mund të realizohen, nuk mbeten vetëm synime. Jemi rritur mjaft, po në një farë niveli nuk është e lehtë të vazhdosh: do të provojmë akoma.”

Kështu do i vihet emri juaj ndonjë stadiumi, apo do të preferoni ndonjë sheshi?

“Mos bëjmë shakara, na kanë thënë që në stadiumin e ri të Tiranës, kur të bëhet, do të vihet një pllakë me emrat tanë për të kujtuar arritjen e kësaj skuadre.

Të bëhesh trajner i kombëtares është e ndryshme nga puna qëkeni bërë më parë, me çfarë stimuli keni ditur të trasformoheni?

“Mund të them se ia kam dalë shpesh të realizoj objektiva që në fillim janë dukur mjaft të vështirë. Në Ferrara kalimin në kategori dhe kupën pas shumë vitesh pa suksese, në Modena kthimi në kategorinë A nga C1 pas 38 vjetësh, në Torino një tjeter kalim kategorie me një skuadër të krijuar në pak ditë. E tani l’Albania: asnjë, edhe tifozi me tatuazhin e shqiponjës në gjoks do kishte thënë vite më parë se ku do të arrinim. Më pëlqejnë sfidat e pamundura.”

E në ditët e ardhëshme cili është kalendari juaj?

“Do të kthehem disa ditë në Itali, pastaj do të shkoj menjëherë në Francë për të studiuar vendin e stërvitjes, mundësitë e përshtatjes dhe detyrat që na dalin”

Dhe për kontratën?

Rinovimi do të bëhej automatikisht në rast kualifikimi, po do e gjejmë mënyrën për të folur e për ta përpunuar. nuk do të jetë problem. e aq më shumë vete Kryeministri sapo më tha se është gati ta grisë pashaportën time italiane për të më mbajtur në Tiranë….”

Po presidenti i federatës Armando Duka ishte i qartë që më përpara ndeshjes me Serbinë: “Skadon në dhjetor – na spjegoi – por do të zgjatet në rast kualifikimi në Francë 2016, por ne duam ta mbajmë sido qoftë, sepse Gianni ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Besim absolut i deklaruar, para se De Biasi të nxirrte në shesh një popull të tërë.