Përkushtim për trajnerin! Thank @MattiaBanno ‘
“Filloni të bëni atë që është e nevojshme, pastaj atë që është e mundur. Dhe papritur do të çuditeni si keni bërë të pamundurën” (San Francesco d’Assisi)
Kushtuar Gianni De Biasi-t
Na ishte një herë një burrë që i pëlqente të shëtiste me biçikletë nëpër kodrat e mrekullueshme të vendlindjes.
Kishte arritur suksese të mëdha, duke arritur maja malesh që kurrë, askush mendonte t’i ngjiste, duke e çuar ekipin e Modenës nga pozicioni i lëkundshëm i kategorisë C në kategorinë e parë vetëm pas dy vjetësh, me vazhdimësinë edhe për sezonet e mëvonshme; arriti të çojë në kategorinë e parë ekipin e Torinos me një skuadër që e formoi në pak ditë, duke i siguruar qëndrimin në majën e Olimpit edhe për dy sezone të tjera.
Po, siç ndodh shpesh, askush nuk është profet i mirë në vendin e vet, pikërisht më 2010 e shkarkojnë nga detyra e trajnierit në ekipin e Udine-s, jo më larg se 80km nga shtëpia e tij, pa i dhënë kohë e mundësi të tregonte rezultatet e punës së tij.
Në një pasdite vjeshte, duke shëtitur me biçikletën e tij sportive, mori një telefonatë, të cilën e priste e që do të ndryshonte jo vetëm historinë sportive të tij po edhe të një vendi të tërë të shkatërruar nga diktatura, gjendje që kishte detyruar mjaft të rinj të emigronin jashtë në kërkim të një fati më të mirë.
Në fillim ishte i lëkundur, në mëdyshje, po pastaj në mend i erdhën xhaxhallarët e tij të emigruar në vitet ’60-’70, nga Veneto në Zvicër, e kuptoi që fati po trokiste edhe në portën e tij. Më në fund do t’i jepej mundësia të ushtronte zanatin e tij, siç ishte mësuar, duke pasur dorën e lirë të vendoste për lojtarët, metodat e mbi të gjitha të kishte kohën, pa pretendimin që të fitonte menjëherë me çdo kusht e t’iu trasmetonte lojtarëve mentalitetin e vet. Në fakt, atë që nuk kishte pasur mundësi të bënte në vendin e vet.
Më 29 shkurt 2012, pak orë para ndeshjes miqësore kundër Gjeorgjisë, ish trajnieri i Breshës iu dha lojtarëve të vet një letër në të cilën “ishte shkruar se nëse do më ndiqnin, do të hynin në historinë shqiptare”.
Pak do ta besonin, që katër vjet më vonë, përralla do të bëhej realitet. Nuk e dinin se para tyre kishin njeriun e sfidave të pamundura.
Megjithëse nuk u arrit më shumë se vendi i pestë për turin paraeliminator, për kampionatin botëror të 2014-ës, nuk ndryshoi ajo lidhje mirëkuptimi (dashamirëse), që ishte krijuar midis De Biasi-t e publikut shqiptar, përkundrazi u rrit ndërgjegjësimi për të luftuar së bashku, për t’u arritur i njëjti objektiv, i cili mund të përmblidhej në një fjalë: organizim brenda e jashtë fushës.
E pikërisht, këtu u njësua edhe puna e çmuar dhe e detajuar e zv/trajnierit Paolo Tramezzani, i cili shkeli gati në gjithë stadiumet e gjysmës së Europës për të zgjedhur e kontaktuar lojtarët e disponueshëm.
Fitorja në Portogali, në garën për kualifikimin për në Francë, formacioni i Shqipërisë ishte i vetmi që mundi portugezët në ndeshjen zyrtare drejt Europianit 2016, ndezi shkëndijën për ta besuar ëndrrën, ndeshja miqësore me transalpinët dha besimin se mund të ecej përpara (me Canën e shokët e tij që kërcyen në vendin 22 sipas klasifikimit të FIFA-s).
Suksesi në Armeni hapi portat e kualifikimit të parë historik për finalet e Kampionatit Europian të Kombëtares së Shqiponjave.
Një arritje që paraqet një rast shpërblimi për një popull të tërë, shenjë se si sporti mund të bëhet faktor gëzimi e integrimi.
E gjithë kjo nën udhëheqjen e një njeriu të aftë për të ngritur urën midis imagjinatës e realitetit, ashtu do të bëhet urë në shpërblimin shoqëror, duke promovuar vlerat më të pastra të jetës të aplikuara në sport, si passioni, aftësia, bashkëpunimi shpirti i sakrificës dhe i skuadrës, duke krijuar një lidhje (zinxhir) të pandalshëm midis suksesit sportiv e përkatësisë Kombëtare, duke iu injektuar lojtarëve të tij forcën për të besuar në ëndrrat e veta.
Por, ashtu siç shkruan ai vetë në letrën emocionuese të largimit: “çdo gjë në futboll, në sport, ashtu si në jetë, ka një fillim të vetin dhe fundin e tij”.
Jo rastësisht, një komandant i mirë e di kur anija ka hyrë në port e ka arritur momenti të zbresë, në mënyrë që t’iu japë të tjerëve mundësinë të vazhdojnë punën që ai filloi, e të ndërmerret një udhëtim i ri.
Tashmë, De Biasi do të mund të kthehet atje ku gjithçka filloi, tek biçikleta e tij sportive, në pritje të një sfide të re, po gjurma e tij do të mbetet e pashlyeshme në rritjen sportive e shoqërore të Shqipërisë aq më shumë që: ” tashmë që Shqiponja është ngritur në fluturim, është e aftë të fluturojë me krahët e veta”, se nuk do të harrojë nga u nis.
Faleminderit Mister, për atë që ndërtove, për shembullin para së gjithash si njeri e pastaj si trajnier, sepse shqiptarët do të kenë një histori të re për t’iu treguar bijëve të tyre.
Përktheu nga origjinali
Faleminderit për përkthim në Ardit Thoma