De Biazi për mediat italiane: Qëllimi im i vetëm, ta dërgoj Shqipërinë në “Euro 2016”

Sajti italian “tuttomercatoweb.com” ka bërë një intervistë me trajnerin e kombëtares sonë kuqezi, Xhani De Biazi, në të cilën italiani flet për situatën në skuadrën që drejton dhe pritshmëritë për kualifikueset e “Euro 2016”. Nën titullin “Me De Biazin”, kjo webfaqe në internet ngërthen edhe problematikën e lindur së fundi me lojtarët shqiptarë, që duhet të zgjedhin mes Shqipërisë dhe Kosovës, për shkak se shtetit më të ri të Europës iu lejua nga FIFA të luajë ndeshje miqësore, sikurse bëri për herë të parë më 5 mars ndaj Haitit, ndërsa kjo rrugë e nisur do të dervijojë herët a vonë patjetër edhe në përfaqësime zyrtare.
“Unë nuk do të humbas lojtarë të tjerë. Ujkani zgjodhi Kosovën, sepse nuk ishte duke luajtur me mua. Januzaj nuk u përgjigjet mesazheve. Juve super. Prandeli? E ardhmja e tij do të vazhdojë të jetë blu, … ose në Angli.” Nëpër këto piketa kalon në bisedën pyetje-përgjigje trajneri ynë kuqezi.
De Biasi, pasi Ujkani zgjodhi Kosovën, a keni frikë se mund të humbisni lojtarë të tjerë?
Jo, nuk kam frikë. Absolutisht.
Ujkani dhe Kosova: zgjedhje zemre?
Përtej patriotizmit, them se ndoshta Ujkani e ka parë të mbyllur nga Berisha cështjen e portës së kombëtares së Shqipërisë. Unë e kam ndjekur atë më vëmendje në Palermo, qysh vitin e parë, ndaj e kam thirrur rregullisht në kombëtare. Nuk e mohoj, ai ka një potencial të madh. Mirëpo, zgjedhjet e mia bien ndesh me të, sepse aktivizoj si titullar atë që e meriton më shumë. Dhe ky është Berisha. Rreth Samirit, unë u përpoqa ta kontaktoja në telefon, por nuk m’u përgjigj. Atëherë më dërgoi një “sms” me tekst, ku më tha se kishte zgjedhur Kosovën. Pse e bëri këtë? Ai do të ketë arsyet e tij. Unë kam vendosur të luaj me Berishën, që më jep më shumë siguri. Zgjedhjet e mia kanë tendencë të mirën e ekipit, jo interesin e individit të vecantë.
Zvicra mund të humbasë lojtarë, po ashtu, si Xhemaili, sepse do të kenë destinacion Kosovën. A e besoni këtë?
Kosova ka luajtur një miqësore kundër Haitit, por nuk është në gjendje për të konkurruar në kampionatet e organizuara nga FIFA. Ajo mund të luajë vetëm ndeshje miqësore kundër ekipeve të caktuara. Xhemaili? Nuk mendoj se është duke shkuar nga Zvicra në Kosovë. Por, të gjithë mund të bëjnë zgjedhjen që dëshirojnë.”
Po Behrami …
Kjo duhet të varet nga besimi i tij. Gjithashtu, gjithcka varet edhe nga Petkovic, miku im. Unë mendoj se ai ka ide të qarta. Pasi të jenë të përshkruara qartë idetë e trajnerit, atëherë lojtarët do të bëjnë gjykimet e tyre.
Çfarë pritet të jetë Kombërja e Kosovës?
Nëse do të kishte aftësinë për të tërhequr të gjithë lojtarët e shpërndarë nëpër botë, pjesë e kombëtareve të ndryshme, si për shembull Shaqiri, mund të jetë një nga ekipet më të forta në Europë.
Dhe Kosova ende shpreson të bindë Januzajn?
Ndoshta, por ai kurrë nuk mori shansin për të luajtur për Shqipërinë. Ne u përpoq për të parë nëse origjina e tij mund të vihej në të mirë të aspekteve të tjera. Nuk ishim në gjendje për të folur me të, ose me babain e tij për një vit. Si lojtar ka arritur një nivel të rëndësishëm, por në jetën duhet të jesh edhe njeri serioz. Nëse gjendesh para kërkesave të dikujt, mjafton vetëm të përgjigjesh. Kjo është një çështje serioziteti dhe mirësjelljeje. Edhe në orën 03:00 apo 04:00 të natës i kam dërguar mesazhe babait të tij, por kurrë nuk kam marrë asnjë përgjigje. Kam qenë duke pritur një sjellje prej një njeriu të rritur, serioz, në përgjigje të mesazheve të mia.
Seria A: Juventus po udhëton drejt një tjetër kampionati të fituar…
Juve në Itali nuk ka rival. Ka dicka më tepër se gjithë të tjerët, ka zhvilluar një numër ndeshjesh mbresëlënëse. Nga një skuadër si Juventus, ndoshta duhet të presim diçka më shumë në garat europiane. Konte ishte model i preferuar si lojtar, tani si trajner është duke bërë gjëra të mëdha. Po bën çdo gjë, që Juventusi të jetë kaq konkurrues dhe i rëndësishëm.
E ardhmja juaj do të jetë e lidhur vetëm me Shqipërinë?
Qëllimi im i vetëm është të përpiqem për të shkuar në Kampionatin Europian me Shqipërinë, edhe pse kemi rënë në një grup të çmendur. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ne nuk jemi të kujdesshëm. Kam pasur mundësi për të trajnuar një klub të madh jashtë vendit, por përtej kontratës së parë që më skadoi, e kam dhënë fjalën time në Shqipëri dhe dëshiroj të bëj më të mirën këtu.
Kupa e Botës 2014, deri ku mund të arrijë Italia?
Ajo ka potencial teknik të mirë, ka një trajner të zgjuar, të përgatitur, të aftë, që i merr ndeshjet dhe kompeticionet shumë seriozisht. Kam shumë besim në cilësinë e Cezares, i cili është një njeri me përvojë të madhe dhe plot ekuilibër.
E ardhmja e Italisë, sërish me Prandelin?
Ai dëshiron të qëndrojë në fushë, për të ndarë përvojën me drejtimin teknik të bluve. Besoj se do të vazhdojë të jetë trajner i Italisë. Mund të jetë i zënë ngushtë në qoftë se një propozim i madh i vjen nga Anglia, përndryshe do të mbetet aty ku është.

Burimi:  Panorama-Sport