De Biazi: “Vrapojmë” pas Portugalisë e Danimarkës

Shtetësia shqiptare

Pak javë më parë italiani Xhani De Biazi ka zbarkuar në Shqipëri. Italiani ynë e ka konfirmuar këtë dëshirë të tijën dhe pret përgjigje nga institucionet tona shtetërore. “Kam shprehur një dëshirë timen, pastaj nëse presidenti i republikës do të ma plotësojë, dhe do ta mbaj me krenari përkatësinë time me popullin shqiptar“, thoshte De Biazi në janar.

22

Arritja me Modenën

Xhani De Biazi, trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, i cili ka qenë një nga trajnerët më të shquar të historisë verdheblu. De Biazi ishte njeriu që drejtoi ngjitjen e jashtëzakonshme modeneze nga Seria C në Serinë A në vetëm dy sezone. Një arritje e jashtëzakonshme që pak trajnerë e kanë bërë në karrierën e tyre. Por jo vetëm. Edhe tek Torino ka shkëlqyer

22bis

ekskluziVe me trajnerin e shqiPërisë.shanset Për të fituar takimin e 29 marsit Dhe kush e ka kënaqur 

Vendet më të bukura që kanë tërhequr italianin në Shqipëri dhe cila skuadër do ta fitojë Championsin

Ata që nuk e besonin në fillim, duhet të kthejnë fjalët pas. Dhe nëse Shqipëria kualifikohet duhet të dalin e të kërkojnë falje. Me të vërtetë Xhani De Biazi është njeriu i “mrekullive” futbollistike, gjendje kjo që ka prekur edhe Shqipërinë e tij të bukur dhe mahnitëse në këto eliminatore për Euro 2016. Me Shqipërinë nuk e ka thënë fjalën e fundit, por asnjëherë kuqezinjtë me një trajner vendas apo të huaj, nuk i kanë nisur kaq mirë eliminatoret. Në fushë skuadra nuk është mundur asnjëherë dhe në lojë është ende trepikëshi i “ruletës ruse” në Beograd, për të cilin italiani i kuqezinjve dhe skuadra nuk kanë asnjë faj. Shqipëria e Xhani De Biazit është Shqipëria e rekordeve, është Shqipëria që vrapon krah Portugalisë e Danimarkës. Një sprint që Shqipëria e italianit, po e mban shumë mirë. Por kujdes! “Rrugëtimi me Portugalinë e Danimarkën që “vrapojnë”, gjithsesi do të jetë i vështirë”. Si gjithmonë i përmbajtur e ka kuptuar se euforia është një defekt mesdhetar nga Italia në Shqipëri dhe të qenit me “këmbë në tokë” është një realitet ku mund ta gjesh veten sa hap e mbyll sytë. Gjithsesi, sot është ndryshe. Shqipëria është “hirushja e eliminatoreve”, është radha që të përjetojë “magjinë”, që “misteri” ka nxjerrë nga xhepi kur drejtonte Modenën, Torinon apo kur udhëtoi drejt Spanjës për të treguar futbollin më spektakolar sezonin e famshëm me Levanten. Tani njeriu i çudirave është shumë pranë të pamundurës për gjithë shqiptarët. Kualifikimin e Shqipërisë në Europian. Atëherë po do të ishte “magjistar i vërtetë”… ama i futbollit.

Mister përshëndetje. Si po e shihni skuadrën. Sipas jush, është skuadra në formë?

Mungojnë katër ndeshje nga ndeshje situata për momentin është më shumë se e mirë. Jam i kënaqur.

Cili prej tyre të ka habitur të ka impresionuar me lojën e tij në këtë sezon?

Le të themi që të gjithë janë duke u sjellë mirë….

Armenia më 29 mars. Çfarë mendon për këtë skuadër që vendos shumë për të ardhmen tonë në eliminatore?

Armenia është një kundërshtar shumë i fortë. Duhet që ta respektojmë. Një skuadër që mbrohet në fushë me pesë mbrojtës, me një mesfushë që di të mbrojë shumë mirë dhe të sulmojë shumë mirë. Dhe me një Mkhitaryan, i cili është kthyer protagonist në Borusia Dortmund.

Një mendim për Kas Lozanë. Nëse fitojmë tri pikët, Franca është më afër?

Shpresoj që KAS të bëjë drejtësi. Nëse do të marrim një trepikësh që e meritojmë, do të jetë një mundësi më shumë për ne, por rrugëtimi ynë me Portugalinë e Danimarkën që “vrapojnë”, gjithsesi do të jetë i vështirë.

Një mendim sesi e shihni situatën e Andi Lilës, Etrit Berishës e Armando Vajushit?

Janë 3 situata të ndryshme. Berisha është një siguri për mua edhe pse nuk po luan. Vajushi sapo ka mbërritur në Itali dhe nuk është ende në 100 për qind të formës së tij. Pikërisht dje ishte në bankinë (intervista është bërë ditën e hënë). Andi po përjeton një situatë të pabesueshme. Pas ardhjes së tij u dëmtua por tani është duke u riaftësuar, por problemi i vërtetë mbetet klubi në rënie të lirë!

Ta themi të shkoqur. Armenia është skuadër e cila mund të mundet?

Të gjitha skuadrat mund të munden. Shihni Portugalinë në shtator… Kjo sigurisht nuk do të thotë dhe të interpretohet se tashmë kemi fituar. Për të fituar duhet të përgatitemi mirë, mendërisht dhe fizikisht. Sigurisht duhet të fitojmë faktikisht dhe të kemi dëshirë më shumë se ta në fushën e lojës.

Shumë emra të rinj për Kombëtaren në qarkullim. Fjalë…

Besoj se kemi ndërtuar një grup solid që na jep garanci. Ju e dini që unë gjithmonë kam thënë që nëse shpërthen ndokush do ta vlerësojmë lojën e tij për ta bashkuar me ekipin e parë.

Si është një ditë juaja kur ju jeni në Itali?

Punoj për të përgatitur eventin e radhës së kombëtares shqiptare. Nuk harroj të kërkoj, të shoh lojtarë të rinj për t’i futur në përfaqësuese në të ardhmen! Udhëtoj duke parë ndeshje futbolli, organizoj takime me bashkëpunëtorët e mi dhe planifikoj çdo detaj.

Vendi më i bukur që keni parë në Shqipëri që prej mbërritjes tuaj.

Si “turist çiklistik” kam zbuluar Shqipërinë e Jugut. Shumë e bukur me detin dhe plazhet fantastike në Ksamilin, Porto Palermon Dhërmiu. Me shumë sharm qyteti i Beratit me atë kështjellë që dominon qytetin, me qytetin e vjetër poshtë. Edhe Gjirokastra më ka pëlqyer. Pjesa historike me kështjellën dhe qytetin e vjetër.

Kush e fiton Championsin dhe Italia mund të marrë trofeun e Europa League në maj pas shumë vitesh…

Për këtë është e vështirë që të thuash diçka. E mbani mend vjet të gjithë vinin gishtin te Bajerni, dhe më pas kjo skuadër u dërrmua nga Reali në mënyrë shumë të thjeshtë. Këtë vit lufta do të jetë mes Çelsit, Bajernit, Realit e Barçës. Shpresoj që të gaboj dhe Juventusi t’i shkojë në fund kësaj gare! Për Europa Leaguen më vjen keq që ka derbi italian mes Fiorentinës e Romës, por shpresoj që të shoh njërën prej tyre në finale.

22_1

22_122_1Çiklist profesionist” për bukuritë e Jugut

Xhiroja çiklistike një nismë e shoqatës “Bici & Solidarietà”, ka sjellë Xhani De Biazin në Shqipëri dy sezone më parë. Së bashku me ish-çiklistin profesionist, Marzio Brusegin dhe Xhovani Storti, një nga aktorët e njohur të treshes humoristike Aldo, Xhovani e Xha­komo, ata prekën çdo cep të Jugut shqiptar. Nisma quhej “I prati sono in fiore” (Lëndinat kanë lulëzuar) dhe përfshinte pesë etapa: Igumenicë-Ksamil, Ksamil-Dhërmi, Dhërmi-Berat, Berat-Elbasan dhe Elbasan-Tiranë. De Biazi ka marrë pjesë në këtë tur çiklistik pasi është një person shumë i dhënë pas çiklizmit dhe në të kaluarën ka marrë pjesë në iniciativa të tilla edhe në Itali. 

23

Asambleja në mars 

Paradite dje në Federatën Shqiptare të Fut­bollit është mbledhur Komiteti Ekzekutiv i saj, i cili ka diskutuar për probleme të ndry­shme të rendit të ditës. Vendimi më i rëndë­sishëm i tij, ka qenë thirrja e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të futbollit sh­qiptar. Është vendosur që ajo të zhvillohet më datë 19 mars.

Skuadra e pamposhtur e eliminatoreve 

Ka qenë një nisje fantastike e elim­inatoreve për Shqipërinë, ndonëse edhe në kualifikueset e kaluara ishte shumë pranë arritjes për në Botëror. Vetëm 90 minutat e Sllovenisë e ndeshja e Islandës bënë që fati të përmbysej. Por gjërat ndryshuan. Në fund të tetorit të gjithë e konsi­deronin skuadrën kuqezi si ekipin e momentit. Nuk kishte më mirë. Në muajt e fundit ka mundur në shtëpi Portugalinë, ka barazuar në Francë dhe humbi me minimumin e rezul­tatit në fund në Itali. Nëse këto re­zultate plotësohen nga dy ndeshjet e tjera të pamposhtur zyrtare kundër Danimarkës dhe Serbisë, e ardhmja nuk duket shumë e keqe. Kjo është Shqipëria që paraqet këtë rekord të merituar. “Krijuesi” i kësaj arritje është Xhani De Biazi (58 vjeç), një trajner i shkëlqyer në fushë është duke bërë Sh­qipëria shkëlqyese dhe më e mira në futboll këtë moment ka një kom­ponent të lartë mbi vete. Atë të kre­narisë kombëtare, vetë respekt dhe mirënjohje ndaj tokës së tyre babal­larëve të tyre që u detyruan të shkonin në mërgim. Dhe tani më pas breza të tjerë duan të kthehen dhe të bëhen pjesë e buzëqeshjes së saj të bazuar në qëllimin e përbashkët. Të kualifi­kohen në një Europian.

23bis

Njeriu i rekordeve në kombëtaren kuqezi 

Njeriu i rekordeve është italiani i Sh­qipërisë. Mes 28 ndeshjeve të lua­jtura miqësore apo zyrtare Xhani De Biazi ka bërë të pamundurën për të sjellë një Kombëtare ndryshe. Që kur zbarkoi në Shqipëri vendosi  revolu­cionin e madh, duke afruar lojtarë ka­libri si Mavraj, Meha, Kukeli, Berisha, Sadiku, Arapi, Vajushi, Balaj dhe Ze­qiri. Janë plot 64 lojtarë të cilët janë thirrur në një ftesë zyrtare nga Xhani De Biazi dhe që janë futur në fushën e lojës. Si asnjë trajner tjetër italiani ka marrë “një ushtri” me futbollistë por edhe ka larguar apo janë larguar vetë shumë prej tyre. Skela, Lala, Bogdani, Dallku, e shumë të tjerë janë ata që kanë lënë ekipin përfaqësues, duke u liruar vendin të tjerëve. Grumbullimi i lojtarëve të rinj për ndeshjet miqësore apo zyrtare nuk do jetë i fundit i trajnerittë kombëtares shqiptare, De Biazi. Ndryshe nga drejtuesit e mëparshëm,tekniku italian ka theksuarse në përfaqësuese asnjëri nuk e ka vendin e sigurtë.

23_

23_1

Olsi Avdiaj