Prezantohet stafi i kombetares shqiptare

Është prezantuar, të hënën në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, stafi i ekipit kombëtar që do të drejtojë kuqezinjtë për eliminatoret e Kampionatit Europian të Futbollit. Fillimisht menaxheri i ekipit kombëtar, Alban Bushi dhe trajneri Xhani De Biazi, kanë folur përballë gazetarëve të shumtë në lidhje me shortin eliminator, kundërshtarët dhe objektivat e skuadres shqiptare. Ai i eshte pergjigjur edhe interesit te tyre, ne lidhje me ndeshjen miqësore që kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë më datë 5 mars në stadiumin “Niko Dovana”, të qytetit të Durrësit kundëer Maltës.

Më pas është prezantuar i gjithë stafi, i ekipit kombëtar. Kështu pas menaxherit Alban Bushi dhe trajnerit Xhani De Biazi, kanë dalë me radhë ndihmëstrajneri Paolo Tramexani, trajneri i portierëve Ilir Bozhiqi dhe përgatitësi atletik Alberto Bele. Një risi në këtë rast ishte edhe pjesëmarrja në staf, e njërit prej ish-futbollistëve më të dashur të kombëtares shqiptare Altin Lala.