Laurea Honoris Causa në Shkencat Shoqërore

Sot në orën 18.30, në selinë e Universitetit Europian në Tiranë, trainierit Gianni De Biasi iu dha La Laurea Honoris Causa në Shkencat Shoqërore. Në motivacion thuhet:

  • Për meritat e tij të veçanta krijuese, kërkuese në taktikën sportive, si dhe për punën e madhe në hedhjen e themeleve të skuadrës kombëtare më të suksesëshme në historinë e futbollit shqiptar.
  • Për rolin e tij të veçantë, së bashku me skuadrën kombëtare, kanë ndikuar dukshëm në ndryshimin e imazhit të shqiptarëve në arenën ndërkombëtare. Duke kontribuar në këtë mënyrë energjikisht në krijimin e ndjenjës kombëtare, në të gjithë brezat e shqiptarëve, brenda e jashtë territorit shtetëror, sidomos tek të rinjtë, duke i afruar gjithmonë e më shumë me sportin, larg veseve të kohës që jetojmë.
  • Për besimin këmbëngulës ndaj të rinjëve të skuadrës kombëtare të futbollit, duke gjetur tek ata, ndjenjën e thellë e të bukur të krenarisë kombëtare.
  • Me talentin dhe mjeshtërinë e tij arriti të krijojë shpirtin e skuadrës, i krijuar mbi një model fitues bashkëpunimi, duke u bazuar fort mbi këtë shpirt, i cili në fakt përfaqëson, modelin që duhet të ndjekë edhe vetë shoqëria shqiptare.

Traduzione fatta grazie alla collaborazione del nostro amico Ardit Thoma.