Ne lidhje me transferimin e Emiljano Viles
Para se gjithash dua te specifikoj qe qendrimi im ne lidhje me transferimin e Emiljano Viles tek KF Partizani ne Kampionatin Shqiptar, lindi nga nje pyetje specifike e gazetarit, i cili ne pyeti ‘nese isha i lumtur me rikthimin e Viles ne Shqiperi’.
Sigurisht qe u pergjigja jo, pasi kisha dijeni qe mund te ishte transferuar ne nje kampionat te nje niveli te mire jashte Shqiperise duke akumuluar dhe eksperience nderkombetare, qe do te ishte e vlefshme per te dhe per Kombetaren tone.
Pavaresisht nga Klubi per te cilin kishte vendosur per te luajtur, mendoj qe nje lojtar 26 vjecar dhe me 26 ndeshje te luajtura per ekipin Kombetar, mund te synonte te luante ne nje kampionat me te rendesishem. Shpresoj qe mos ofendoj askend nese mendoj qe kampionati Shqiptar nuk eshte nder me te rendesishmit ne Europe.
Per lojtare te tjere qe kane zgjedhur te kthehen ne shtepi, arsyet kane qene teper te ndryshme, te lidhura me moshen ose per arsye mundesish apo arsye personale.
Sot, pasi mu kerkua nje gjykim ne lidhje me zgjedhjen e nje lojtari te ekipit Kombetar, verej qe prej vitesh nuk arrijme qe Klubet Shqiptare te shprehin nje futboll te nje niveli nderkombetar.
Vitin e kaluar patem shperthimin e Skenderbeut, klub qe dominon ne Shqiperi, i cili fatkeqesisht u eliminua me penallti, apo Kukesi te cilet nuk arriten ne fazen e grupeve pas nje faze kualifikuese shume te mire.
Une kurre nuk kam vene ne dyshim historine, madje kam shume respekt qofte per te shkuaren apo per te tashmen, Partizani ka bere gjera fantastike nder vite, dhe ka nje tifozeri pjesemarrese, te ngrohte dhe te shumte ne numer!
Me ardhjen e Emiljanos kerkojne te luajne nje rol protagonisti si ne Shqiperi dhe ne Europe.
Deshiroj ti kerkoj ndjese Presidentit Demi, pasi me deklaraten time nuk doja kurrsesi te ‘mos tregoja respekt’ per Klubin KF Partizani.
Ju uroj suksese
Gianni De Biasi