De Biasi, himn Shqiperise: “Nje histori e jashtezakonshme”

Pas 1-0 me Rumanine, cmim prej 1 milion euro per lojtaret e premtimi per passaporte diplomatike.

Gianni De Biasi LIONE-  Nje milion, si Zotit Bonaventura. Eshte cmimi ne euro qe kryeministri Edi Rama, i ka dhene lojtareve te Shqiperise pas fitores me Rumanine, e para ne nje faze finale. Nje milion eshte premtimi, nepermjet nje telefonate te gjate e te emocionuar, nje passaporte diplomatike, sic e meriton kush ka shkruar nje faqe te historise se vendit te vet. Gianni De Biasi eshte autori italian i mrekullise se bashku me stafin e tij e zevendesin Paolo Tramezzani.

Ju tashme jeni nje shqiptari i adoptuar: kendoni himnin me trasportim te pabesueshem.

“Sepse eshte nje motiv shume i bukur, me terheq. Fjalet jane pak te veshtira, i njoh kuptimin por shqiptimi eshte i veshtire. Ky eshte nje popull i jashtezakonshem, ka njohur diktature e vuajtje, gjejme tifoze shqipetar ne cdo vend qe shkojme, nje pasion te vecante”.

Me shume emozioni apo krenaria?

“Qe te dyja. Por ka dhe shume keqardhje: Te kishim bere te pakten nje pike ne dy ndeshjet e para, tani nuk do te ishim ketu duke vuajtur ne pritje, per te kuptuar se do te vazhdojme apo jo turneun”.

Nuk jeni akoma i kenaqur?

“E pse duhet te jemi? Kunder Zvicres e Frances kemi treguar se kombetare ne teori me te forta se ne, na munden per nuanca. Kunder Frances golin e Griezmann akoma nuk e kam kuptuar se si erdhi, nga doli. E kunder Rumanise kemi treguar qe jemi nje skuader, nje grup burrash: mund te binim psikologjikisht mbas dy humbjesh, nderkohe gara u interpretua ne perfeksion”.

Late ne stol kapitenin, Lorik Cana.

“ Ishte nje zgjedhje e veshtire, ia komunikova vetem pak ore perpara ndeshjes. Dhe ende, nuk u deshperua: u vu shpejt ne dispoziocion te shokeve, i nxiti e i mbeshteti, mbajti nje sjellje te nje burri te madh e te nje kapiteni te madh. Vecanerisht ka qene shume bukur te shohesh keta djem te mbanin gjalle deshiren per te cuditur Europen, dhe ja dolen. U rritem, jemi ata qe doja te ishim. E jemi gati per te ecur perpara”.

Ah po?

“Shikoni, Shqiperia ne gjashtembedhjeteshe mund ti japi bezdi shume skuadrave. Kishim vetem nevoje te zhbllokoheshim ne fund te fundit”.

Atehere tani ne keto dite c’fare do te beni?

“ Do te stervitemi, me idene qe do te shkojme ne fushe per gjashtembedhjeteshen te premten ose te shtunen. Duke bere nje tifo te madhe perpara televizionit edhe per Italine. Shpresoj te na beje nje dhurate duke mundur Irlanden, do te bej tifo si i çmendur, dhe duke e njohur Conten jam i sigurt qe do te japin maksimumin. Ne qofte se nuk do tja dalim dot, do te pergatitemi per shtator: kualifikimi per boterorin, jemi ne grupin e Italise e do ti hapim probleme, do te shikoni”.

De Biasi, e dini qe ne tre boteroret e luajtur me kete formule (1986.1990 e 1994), vetem nje here kush arriti i treti me tre pike eshte eleminuar?

“Me falni: Duhet te prek ndonje gje. Hekur, derrasa, plastike ose ndonje gje tjeter. Shihemi eh?”.

 ANDREA SORRENTINO Repubblica.it