Mirupafshim….Shqiperi e dashur

oha kalon shume shpejt dhe pa kuptuar shpejtesine e saj, teksa ne e perceptojme ne ate menyre ndryshe sipas kapaciteteve tona per ta jetuar te tashmen qe kemi dhe pikerisht per kete motiv koha per mua fluturoi … kam jetuar dhe perjetuar keto 5 vite e gjysem ne shqiperi ne menyre shume intensive, i shoqeruar nga dashuria dhe shtysa e shume tifozeve tane te cilet gjithmon na kane mbeshtetur dhe njeheresh kane gezuar me ne per rezultatet e arritura por edhe per impenjimet tona si skuader ne fushe.

E kujtoj serisht tani , njesoj sikur te ishte dje diten time te pare ne tirane, nje nate me shi pas mbritjes nga milano, akomodimin ne hotel, dhe nje dite me pas firma ne kontrate dhe prezantimi

para mediave … sikunder shpesh me ndodh kur kam ndryshuar skuader, ndjeja brenda vetes ankthin, kuriozitetin dhe deshiren e madhe te venies menjehere ne prove te nje sfide te gjithen per ta deshifruar … kane kaluar 2033 dite qe nga ai moment te cilat i kam jetuar me shume pasion, ne te cilat kane vene protagonist ne 52 ndeshje ne drejtimin e ekipit kombetar.

Nje numer i mjaftueshem futbollistesh jane alternuar gjate ketyre viteve per te mbrojtur ngjyrat e flamurit tone, dhe per te cilen na eshte dashur te bejme nje pune shume te madhe per rinovimin e skuadres si ne aspektin e konturimit taktik por edhe te mentalitetit.

Ne dy vjecarin e pare te eleminatoreve te boterorit vazhdimisht kemi kerkuar permiresimin ne nivel te cilesise, duke provuar paralelisht te ruanim kontrollin e pikeve me klasifikim.

Sot e them me plote gojen qe levizja e cila ishte shume decizive per ate cka realizuam, ishte ajo e presidentit Duka, i cili pati vullnetin ti japi vazhdimesi projektit te shqiperise, duke me rikonfirmuar si trajner i ekipit kombetar edhe per dy vjecarin e rradhes ate te eliminatoreve te europianit. Ajo qe ndodhi me pas e dini tashme te gjithe, kualifikimin historik ne europian si dhe aktualisht vendin e trete ne grupe pas spanjes dhe italise.

Kjo skuader ka perpara saj nje te ardhme shume interesante, vecanerisht nese do te arrij te luaj gjithmon me entuziazmin dhe kujdesin e vecante, veti te cilat e kane karakterizuar ne kaluaren e afert.. besoj qe diferenca e vertet do te jete kapaciteti per tu perballur gjithmon me sfida te reja me motivime te rinovuara pa u ndjere aspak te vetkenaqur per sukseset e arritura.

Ju lutem kujtoni gjithmon fjalet e heroit te madh kombetar:

“Nese qendroni te bashkuar askush nuk do tju mund …”

sot jam ketu per tju pershendetur dhe per tju thene faleminderit te gjitheve !!

Faleminderit te gjithe atyre qe ndan me mua gezimin por mbi te gjitha qe me kane qendruar afer ne momente te veshtira!!

Faleminderit atyre qe me kane ndihmuar te jetoj kete eksperience profesionale, por erdhe shume humane te paharrueshme !!

Asgje nuk perfundon, gjithcka transformohet e evolon dhe kush e di se cfare na jep koha.. ndoshta ne nje te ardhme rruget e mia me ato te ketij ekipi kombetar dhe kesaj toke te mrekullueshme mund takohen serisht !!

Faleminderit !!